HomeKryesore“Korrupsioni po shkatërron dhe bujqësinë”- Basha: Pezullimi i granteve të IPARD, tregon...

“Korrupsioni po shkatërron dhe bujqësinë”- Basha: Pezullimi i granteve të IPARD, tregon makutërinë e kësaj qeverie! La në mëshirë të fatit fermerët

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur sot në fshatin Buzë Madh, ku bisedoi me fermerët e kësaj zone mbi problemet e sektorit të bujqësisë, për të cilin u shpreh se është prekur nga korrupsioni.

Sipas kreut të PD “rritja e çmimeve, mungesa  e mbështetjes, rënia e fuqisë blerëse, i ka vendosur fermerët shqiptarë në kufinjtë e mbijetesës”.

Ndërsa ka ndarë disa foto nga takimi me fermerët, Basha shprehet më tej se “pezullimi i granteve të programit IPARD, tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi”.

“Edhe fondet e BE që ishin në mbështetje të fermerëve përfunduan te klientët e zakonshëm të qeverise për të ndërtuar restorante e vila në komplekset luksoze”, thotë ndër të tjera ai.

Postimi plotë

Me banorë të fshatit Buzë Madh në Njësinë Administrative Cakran biseduam për problemet që ka sot sektori i bujqësisë.

Rritja e çmimeve, mungesa  e mbështetjes, rënia e fuqisë blerëse, i ka vendosur fermerët shqiptarë në kufinjtë e mbijetesës.

Korrupsioni i përhapur kudo po shkatërron dhe sektorin e bujqësisë.

Edhe fondet e BE që ishin në mbështetje të fermerëve përfunduan te klientët e zakonshëm të qeverise për të ndërtuar restorante e vila në komplekset luksoze.

Pezullimi i granteve të programit IPARD, tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi.

Shqipëria ka mundësi pa fund, PD po punon që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët tanë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular