BallinaKryesore“Lufta kundër korrupsionit, prioritet”- Basha bisedon me qytetarë dhe sipërmarrës: Shqipëria, vendi...

“Lufta kundër korrupsionit, prioritet”- Basha bisedon me qytetarë dhe sipërmarrës: Shqipëria, vendi më i varfër i rajonit

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  gjatë paradites takoi e bisedoi me qytetarë e sipërmarrës të qytetit të Fierit.

Qytetarët i thanë Bashës se papunësia është një problem i madh edhe në Fier.

Ndërkohë me anë të një postimi në Facebook, Basha thotë se Shqipëria është vendi më i varfër dhe më i korruptuar në rajon, ndërsa thekson se lufta kundër korrupsionit është prioritet i PD.

“Në qytetin e Fierit u takova  dhe bisedova me qytetarë dhe sipërmarrës. Përkeqësimi i situatës ekonomike ka rritur emigracionin në Fier ashtu si në të gjithë vendin.

Shqetësimet e qytetarëve lidhen me çmimet e larta të ushqimeve, tarifave, naftës, gazit, energjisë.  1 në 3 familje nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit duke e bërë edhe më të veshtirë situatën për mijëra familje.

Shqipëria më e varfëra në rajon, renditet ndër vendet më të korruptuara të botës.  Vetëm afera e inceneratorëve, viktimë e së cilës është dhe Fieri, iu kushton shqiptarëve 430 milionë euro. Para të cilat vidhen, ndërkohë që qytetet tona mbulohen nga smogu, mbushen me plehra, sepse e gjitha është veçse një skemë mashtrimi, vjedhje dhe shfrytëzimi.

Prandaj lufta kundër korrupsionit është për Partinë Demokratike prioriteti kryesore. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un ti shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë”, shkruan kreu i PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular