Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë apo studiojnë në Izrael për shkak të luftimeve që po zhvillohen më Hamasin.
Nisur kjo situatë e jashtëzakonshme ministria thotë se prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë (punojnë/studiojnë) atje.
Për arsye sigurie, ministria e Jashtme këshillon që të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.
Njoftim i rëndësishëm*
Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, informojmë qytetarët shqiptarë si në vijim:
Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion ( https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.
Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.whats app:
+972 54-904-2813 ose
në adresën e emailit: [email protected]
Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.
Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command
https://www.oref.org.il/en