BallinaAktualitet“Mjalti i mjaltit”, regjisori Osman Mula: Me emigracionin po harrojmë nipërit e...

“Mjalti i mjaltit”, regjisori Osman Mula: Me emigracionin po harrojmë nipërit e mbesat

Kot nuk thonë që nipërit dhe mbesat janë “mjalt i mjaltit” për gjyshërit. Tematika që u trajtua sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ishte marrëdhënia e gjyshërve me nipërit e mbesat.


Për këtë në studio të ftuar ishin disa gjyshër të famshëm; shkrimtarja Diana Çuli, regjisori Osman Mula, pedagogia Nora Malaj, regjisori Ilir Harxhi dhe analistja Rajna Kovaçi. Ata rrëfyen, historitë e tyre, marrëdhënien që kanë me nipërit dhe mbesat si edhe emocionet e forta që kanë përjetuar kur u bënë gjyshër për herë të parë.

Për regjisorin Osman Mula, dy janë ngjarjet që lënë shenjë në jetën e njeriut, e para momenti ku një person bëhet prind dhe e dyta kur kalon në statusin e gjyshit. Ai tha se nipërit e mbesat i kujtojnë periudhën kur fëmijët e tij kanë qenë të vegjël. “Nuk ngopesh duke i puthur, puth realitetin, puth edhe kujtimet që të ka sjellë”, u shpreh regjisori.

Osman Mula tha se mënyra se si rriten fëmijët në ditët e sotme ka ndryshuar, pasi sot ka më shumë kushte, me standaretet e jetës që kanë arritur në nivele të larta.

Por Mula ka një peng. Ai thotë se emigracioni po ndan gjyshërit nga nipërit dhe mbesat dhe se në kohët e sotme fëmijët rriten pa prezencën e gjyshërve.

Osman MulaSot është një kohë tjetër. Ne jemi rritur ndryshe. Jemi rritur me shumë kallaballëk në shtëpi, mund të kenë qenë disa kurora në shtëpi. Tani fëmijët pothuajse të tërë, një pjesë e madhe janë në emigracion. Fëmija rritet në përkujdesin e nënës dhe babës, të dy me turne që të munden të mbajnë fëmijën. Nuk ka më afër gjyshin gjyshen, hallën, tezen, sepse kështu është koha sot. Tashti me emigracionin po harrojmë nipat e mbesat, po ‘spo arrijmë të japim maksimumin, sepse unë kam qejf ta kem këtu. Por rëndësi ka që fëmija ka marrë dimension tjetër, rritet në kushte tjera, me një mjekësi më solide më profesionale. Por fëmija është pak më i ftohtë, shumë shkollaresk, shumë i disiplinuar. Ata rriten me edukatën e kolegjit./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular