MERXHAN JAKUPI
Gjatë dy dekadave të kaluara janë zhvilluar më se pesë luftëra mes Izraelit dhe Hamasit. Kësaj here, operacionet, ofensiva dhe strategjia e Hamasit ka qenë një luftë e planifikuar, ku forcat e Hamasit kanë sulmuar në tre drejtime: nga ajri, toka dhe deti. Sulmet e Hamasit kundër një ushtrie më të sofistikuar, një ushtrie më moderne, ka shokuar Izraelin dhe ka befasuar gjithë opinionin ndërkombëtar. Sipas ekspertëve ushtarakë, kjo luftë i ngjanë 11 Shtatorit 2001, të shembjes së Kullave Binjake. Kjo luftë deri tash ka qenë e koordinuar, strategjike dhe brilante. Sulmet nga ajri, prej nga janë hedhur mbi 3000 raketa nëpër qytete dhe objekte strategjike, për Hamasin dhe shumicën e popullit palestinez ka qenë një triumf, që i ngjan luftës së para 50 viteve arabo-izraelite. Ofensiva e Hamasit ka simbolizuar luftën arabo-izraelite, para një shekulli, për festën hebraikëve.
QËLLIMET E HAMASIT NUK JANË TERRITORET
Në këtë luftë që akoma është duke vazhduar, forcat e Hamasit kanë pushtuar dhe një bazë ushtarake, ku kanë mbetur shumë ushtarë të vrarë. Kanë marrë disa tanke, arsenal ushtarak dhe një gjeneral të zënë peng lufte. Po ashtu, në shumë qytete dhe vendbanime kanë vrarë dhjetëra civilë izraelitë, më shumë se në konfliktet e tjera. Sipas disa analistëve dhe ekspertëve ushtarakë, Hamasi nuk do të marrë territore të okupuara nga Izraeli, por qëllimet strategjike kanë një diskurs dhe strategji politike. Në këtë sulm, Hamasi ka fituar reputacion, kredibilitet dhe imazh te populli palestinez dhe në botën arabe. Po ashtu, Hamas ka arrit një triumf ndaj rivalit të tij, Al Wata, një fraksion dhe subjekt politik i moderuar nën udhëheqjen e presidenti Mahmud Abaz. Ky fraksion, sipas analistëve, është margjinalizuar dhe më së shumti palestinezët janë duke përkrahur HAMASIN. Në botën arabe dhe islame nga qeveritë e këtyre shteteve nuk ka përkrahje, pasi HAMASI nga shtetet demokratike perëndimore konsiderohet si organizatë terroriste, ndaj dhe ka përkrahje më së shumti nga Irani, hazbullahët e Libanit dhe Katarit. Hazbullahu ka përkrahje dhe nga popujt masadë në Botën arabe dhe myslimane.
SI DO TË ZHVILLOHET SITUATA NË TERREN
Deri sa po shkruaj për këto pasazhe (të dielën), lufta dhe përshkallëzimi mes palëve në konflikt është duke vazhduar. Benjamin Natanjah është drejtuar popullit se Izraeli gjendet në luftë me Hamasin dhe këtë sulm do ta paguajnë shumë shtrenjtë terroristët. Retorika dhe ofensiva do të jetë si në vitin 2000-2013 e me radhë, me bombardime, vrasje, masakra dhe gjuajtje mbi bazat e Hamasit. Gaza, është një ndër qytetet më të dendura me popullatë, ku jetojnë mbi dy milionë palestinezë, shumica të rinj, të pa punë e pa ardhmëri. Gaza është qytet i getoizuar, një autonomi e kontrolluar nga toka, ajri dhe deti nga ushtria e Izraelit. Ushtria izraelite ka filluar me ofensivë, me raketa, por, këtë radhë, kjo luftë do të jetë perfide dhe konfuze. Siç dihet, Hamas ka pushtuar një bazë ushtarake, ku janë marrë pengë shumë ushtarë, civilë dhe një gjeneral. Natanjahu dhe gjeneralët, këtë radhë, kanë dy opsione apo skenarë. I pari është se do të pushtojnë Gazën dhe do t’i nxjerr pengjet, por siç dihet, ky skenar mund të jetë i kobshëm dhe tragjik: mund të vriten pengjet dhe në fund 2 milionë palestinezë të pushtohen nga ushtria. Skenari i dytë, është se mund të fillojnë bisedimet dhe kjo dramë e pengjeve mund të zgjasë, ndërsa në fund, mund të jetë në favor të Hamasit, kanë potencuar disa analistë ushtarakë.
ZGJIDHJA E ÇËSHTJES PALESTINEZE NË MARGJINA
Dy shtetet në Lindjen e Mesme dhe Botën islame, Arabia Saudite dhe Irani, janë shtete gjeostrategjike, gjeopolitike dhe ekonomike në këtë rajon. Konflikti shekullor mes dy konfesioneve, sunite dhe shiite, kanë çuar çështjen deri në mos zgjidhjen e konfliktit mes palestinezëve dhe Izraelit, ku këtë konflikt është duke e paguar shumë shtrenjtë populli palestinez. Ky konflikt ka ndarë popullin palestinez në dy fraksione. Fatah, që më së shumti përkrahet nga Irani shiit dhe fraksioni shiit i Hazbullahut. Për princin dhe monarkun saudit, në shtetet e gjirit Persik, shumica sunit, Irani dhe myslimanët shih janë më të rrezikshëm dhe më armiq se çifutët. Princi Salman bin Muhamed, në një samit të shteteve arabe, ka deklaruar për fundin e konfliktit mes çifutëve dhe palestinezëve. Sipas disa analistëve ka pasur takime sekrete mes Rijadit dhe Hamasit. Princi Salman bin Muhamed ka shpalosur në fund projektin e tij deri më 2050, që nënkupton bashkimin mes Hamasit dhe El Fatah, ku Hamasi do të pranojë shtetin palestinez. Epilogu dhe mbarimi i konfliktit do të jetë, paqja mes dy popujve dhe dy shteteve, që do të thotë HAMAS të distancohet nga Irani, Hazbullahu dhe armiqtë e islamit dhe botës arabe, pra nga konfesioni SHIH. Sipas projektit, pas mbarimit të konfliktit, Princi do të fillojë me projektin e Bashkimit të 22 shteteve arabe, ngjashëm si një model e prototip i Bashkimit Evropian.