BallinaKryesoreRezuluta mes Rithemelimit dhe PS për Kosovën, reagon nënkryetari i PD, Kreshnik...

Rezuluta mes Rithemelimit dhe PS për Kosovën, reagon nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku

REAGIM I NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, KRESHNIK ÇOLLAKU

Per turp.

Rithemelimi dhe PS paskan rene dakort te kalojne nje Rezolute vetem me tre pika per Kosoven,ku njera prej te cilave eshte citimi i Rezolutes se Kosoves.
Kosova ne rezoluten e saj aq ka mundur te thote. Pozicioni i Kosoves aq i brishte nderkombtarisht aq i ka lejuar te thote.

Por Shqiperia,e njohur nderkombtarisht ne cdo institucion nderkombetar dhe te sigurise.
Shqiperia antare e OKB,Shqiperia antare e Nato duhet te buciste per Kosoven e ne mbrojtje te Kosoves.

E pra Shqiperia nuk ka ze per Kosoven.
Shqiperia nuk ka ze per sulmin e Republikes se Serbise mbi Kosoven.
Shqiperia nuk ka ze per trezikun e ndarjes se Kosoves.
Kuvendi Shqiperise nuk ka ze per Njohjen Reciproke mes Serbise e Kosoves si elementi kyc i paqes ne Ballkan.
Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per armatimet ushtarake ruse qe furnizohet Serbia.
Kuvendi i Shqipwrise nuk ka ze per bazat ushtarake ruse ne kufi te Kosoves.
Kuvndi i Shqiperise nuk ka ze per te denoncuar Presidentin Vucic si nje kukull e Putin ne Ballkan,dhe drejtues i drejtperdrejte i planit te agresionit ushtarak ne Veriun e Kosoves.
Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze te denoncoje Serbine si nxitese konfliktesh dhe kercenuese e integritetit dhe stabilitetit te shteteve fqinje ne Ballkan ,si Kosova,Bosnie Hercegovina ,Mal i Zi.

Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per asnje nga keto ceshtje.

Kuvendi i Shqiperise ka vendosur te heshte,pasi Rithemelimi dhe PS kane dakordesuar per Te Mos Thene Asgje.

Sot si deputet i ketij Kuvendi ndihem i turperuar per kete “Aleance te Heshtjes” ne dem te Kosoves dhe Paqes dhe Stabilitetit ne Ballkan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular