BallinaEkonomiFED Invest pjesë e Konferencës së Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE...

FED Invest pjesë e Konferencës së Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF)

Në Konferencën e Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF), me temë: “Të investosh për të mirën e përbashkët: Risqet e ESG ndaj Kthimit”, mbajtur në Sarajevë më 18-19 shtator 2023, z. Perlat SULAJ, Administrator i FED invest-it, mori pjesë si panelist në sesionin “Përputhja midis fitimit dhe kujdesit për mjedisin në sektorin bujqësor”

Z. Sulaj ndau përvojën e FED invest-it si kampion në përfshirjen financiare të fermerëve dhe sipërmarrësve të vegjël në Shqipëri, nëpërmjet modelit të financës sociale. Krahas një game të gjerë të produkteve të kredisë dhe depozitave, FED invest u ofron këtyre segmenteve llogari rrjedhëse, overdrafte, pagesa të shërbimeve utilitare, si dhe aplikime online.Gjatë diskutimit të tij, z. Sulaj e vuri theksin tek shërbimet e Qendrës ABA dhe platformës abaonline.al, duke theksuar rolin e tyre thelbësor për ekspertizën agri, edukimin financiar dhe promovimin e praktikave më të mira për një fermë të qëndrueshme.

Zoti Sulaj theksoi rolin thelbësor të partnerëve strategjikë si EFSE DF dhe Rabo Partnership në mbështetjen e misionit dhe objektivave të FED invest.

Përgëzime për FED invest-in dhe z. Sulaj për angazhimin e tyre për një sektor bujqësor të qëndrueshëm dhe të suksesshëm!

EFSE: ​​EFSE Holds ESG Summit in Sarajevo
#KonferencaEFSE #Bujqesi #Bujqësia #PërfshirjaFinanciare #FinancaSociale #KujdesiMjedisor #ESG #RaboPartnership

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular