BallinaKronikeAkuzohen për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, SPAK dërgon për...

Akuzohen për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, SPAK dërgon për gjykim dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka çuar për gjykim dy të pandehur të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

SPAK ka ngritur akuzën për korrupsion në zgjedhje ndaj Kristo Çollakut dhe Gjergji Butkës.

Sipas hetimeve, Kristo Çollaku, i ka ofruar Gjergji Butkës një shumë monetare e cila është pranuar nga ky i fundit me qëllim për të votuar një kandidat për deputet në Qarkun e Korçës në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 154 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Kristo Çollaku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K. Penal dhe të pandehurit Gjergji Butka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i K. Penal

Ky procedim penal është regjistruar më datë 10.07.2023, pas shpalljes së moskompetencës lëndore dhe dërgimit të akteve nga ana e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmë, Elbasan.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar e provuar që i pandehuri Kristo Çollaku, i ka ofruar të pandehurit Gjergji Butka një shumë monetare e cila është pranuar nga ky i fundit me qëllim për të votuar një kandidat për deputet në Qarkun e Korçës në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular