HomeSocialeViroza dhe Covid, mjekja shpjegon si të dalloni simptomat e secilës

Viroza dhe Covid, mjekja shpjegon si të dalloni simptomat e secilës

spot_img

Qarkullimi i virozave të stinës duhet t’i bëjë prindërit të vëmendshëm ndaj fëmijëve. Mjekja Bruna Shiroka shpjegon për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se temperatura është alarmi, por janë shenja të tjera ato që prindërit duhet të pikasin te fëmijët e tyre

Bruna Shiroka: Një prind i kujdesshëm, vëzhgues mund të dallojë shumë mirë ndryshimin në rutinën e përditshme të sjelljeve të fëmijës së vet. Dhe fillimi qoftë i një mungese oreksi, i një këputjeje, i një ndjesie lodhjeje apo përgjumjeje të zgjatur te bebet e vogla  apo koha e qëndrimit më gjatë në gjumë, i një djersitjeje të shtuar jo normale në kushtet e temperaturës së ambientit tejet normale është një sinjal që duhet ta vlerësojë prindi. Pastaj, duke ditur edhe situatën epidemiologjike, qarkullimin e virozave, stinën në të cilën jemi, vëmendja duhet të jetë më e rritur.

Veç virozave, prej fundit të Gushtit vijojnë të jenë të pranishme rastet me Covid.

Bruna Shiroka: Prej fundit të Gushtit realisht kemi pafund raste jo vetëm me viroza, por edhe me Covid të cilat shfaqen jo vetëm te të rriturit, por edhe te fëmijët.

Aldo: Me Covid the?

Bruna Shiroka: Po, po. Realisht jemi në vazhdimësi prej mesit të dytë të Gushtit dhe në vijim jemi në përballje me një numër të vazhdueshëm, konstant të rasteve të infektimit me Covid.

Dallimi i virozave nga Covid klasifikohet nga mjeku në bazë të përgjigjes të testit të shpejtë.

Bruna Shiroka: Covid është një sëmundje që ka një përkufizim të vlerësuar  nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, quhet e tillë një gjendje virale nëse kjo vërtetohet me ekzaminime laboratorike dhe ajo që përdorim ne rutinë në ambientet e qendrave është tamponi, pra rapid-testi. Nëse rapid-testi rezulton pozitiv, kjo virozë emërtohet Covid. Nëse rapid-testi rezulton negativ edhe pse shenjat mjeku mendon të jenë Covid, ne nuk e vlerësojmë Covid dhe e klasifikojmë si virozë.

Bruna Shiroka: Në fillimin e Gushtit kur filluam ne të shohim rastet në shtim të Covid pacientët shpeshherë nuk i besonin përgjigjeve të tamponit. Pra, kishin menduar që kjo epokë kishte mbaruar. Mesa  duket, kjo epokë nuk po shkulet dhe nuk po shkëputet nga infektimi dhe manifestimi në popullatë, dominon sëmundshmërinë akute edhe pse virozat kanë stinën e vet, mesa duket Covid është ende aktiv, ende i fuqishëm, ende me raste me komplikacione të vlerësueshme për shkallën e rëndëisë së tyre dhe rëndësinë e trajtimit të tyre, pra janë virozat dhe Covid që duhen vlerësuar më së shumti në sëmundshmërinë akute në këtë periudhë.

Mjekja shton se ka nisur kryerja e vaksinave të gripit dhe inkurajon grupmoshat me imunitet më delikat që të mos e neglizhojnë.

Bruna Shiroka: Ne prej dje kemi filluar aplikimin e vaksinës së gripit, e cila ka një vlerë shumë të madhe.

Aldo: Tani duhet bërë?

Bruna Shiroka: Duhet bërë, është koha më e mirë e mundshme, sot ndoshta për mos ta lënë nesër. Çdo pacient i klasifikuar me problem të shëndetit në kompromentim, ka mosha të specifikuara nga 2-10 vjet për fëmijët dhe mbi 60 vjet me sëmundje kronike për të rriturit. Janë pikërisht këto subjekte që janë më të ndjeshëm dhe delikatë në kalimin e simptomave apo ecurisë së një sëmundjeje virale dhe më së shumti shfaqin komplikacione madhore të cilat janë vështirësisht të trajtueshme./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular