HomeLifestyleBabai i tha diçka në gjuhën shqipe, vajza që bëri bujë në...

Babai i tha diçka në gjuhën shqipe, vajza që bëri bujë në “BB Italia” braktis emisionin pas takimit me të atin

spot_img

“Big Brother Italia” po dhuron emocione dhe spektakël për shikuesit anë e mbanë globit.  Këtë vit si konkurrente në formatin e njohur është edhe një shqiptare. 25-vjeçarja Heidi Baci, u bë pjesë e këtij reality show-u që në nisje të tij.

Por çfarë ndodhi gjatë spektaklit të fundit? Heidi pati një surprizë nga babai i saj.

Gjatë takimit të shumëpritur me të atin, atmosfera u tensionua, pasi babai i konkurrentes përveç mallit për të bijën duket se kishte edhe një qëllim tjetër se pse kishte hyrë në shtëpi.

Ai mbajti një fjalim prekës që pati një ndikim të thellë tek vajza. Në fjalën e tij, babai i Heidit foli për marrëdhënien që vajza e tij kishte filluar me Massimiliano Varrese konkurrent brenda shtëpisë, duke e bërë të kuptonte se as ai dhe as nëna e saj nuk janë të lumtur nga kjo lidhje.

“Jam këtu sepse nuk lejoj askënd që të sillet keq me vajzën time”, tha ndër të tjera ai

Me fjalën e tij u mundua ta bindë vajzën e tij duke e ftuar të mendojë të largohet nga reality show.

Ajo që e bëri situatën edhe më komplekse ishte fraza misterioze e shqiptuar nga babai i saj në gjuhën shqipe, duke i pëshpëritur diçka në vesh.

Duket se presioni dhe impakti i babait ishte shumë i madh aq sa  natën që pasoi episodin dhe takimin me të atin, vajza mori përfundimisht vendimin për t’u larguar nga loja, duke braktisur shtëpinë e Big Brother.

A ishin fjalët që i tha i ati në shqip apo vendimi i Heidit ishte tashmë i pjekur prej disa kohësh. Kjo nuk dihet akoma deri sa Heidi të ketë një dalje publike dhe të sqarojë gjithçka ndodhi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular