HomeOP EDNon grata amerikane në qeverinë e bashkitë e Ramës?!

Non grata amerikane në qeverinë e bashkitë e Ramës?!

spot_img
NGA BASIR ÇOLLAKU
A ka qeveritarë e bashkiakë non grata në listën amerikane dhe britanike? Ministra, deputetë, biznesmenë, kryetarë vendorë, mediatikë?
Po. Ky nuk është aspak sekret. Por mbahet i tillë. Janë shumë. Lista e sirtarëve diplomatikë është afro 300. Një pjesë e mirë e dinë, një pjesë tjetër do e mësojnë gradualisht. Kjo është një shkallë e sforcuar ekuilibri, e cila nuk shpërthen, sepse lehtësisht mund të shemben mjaft institucione.
A duhej të ishte Edi Rama në krye të emrave?
Natyrisht nuk e konkuron askush, për bëmat e paligjshmërisë dhe abuzimeve, lidhjeve me botën e zezë, si asete të vlerësimit për të marrë kreun e të papëlqyerve nga euro-amerikanët. Marrëdhëniet e Edi Ramës si kryeministër, me partnerët amerikanë dhe evropianë janë ku thërret qameti. Por ende mbahet në këmbë me marifete financiare gri, njëherësh i mbështetur fort tek Soros, ndërkombëtarisht. Kjo pasi dihet ndikimi i tij agresiv, në pjesë të rëndësishme të sistemit tonë të drejtësisë, pa lënë mënjanë kusuret e opozitës.
Mjaftojnë dy ngjarje të rënda, për ta shpatullosur kreun e ekzekutivit për muri, e për ta kthyer në të pandehur brenda dhe jashtë vendit. Nësë Edi Rama nuk do të kishte imunitetin e postit të kryeministrit, ai do ishte në ndjekje penale dhe mundësisht në pranga amerikane, për zullumet e shumta në dosjen Charles McGonigal. Anemia, azma e tij në llogaridhënien aeroport, jo doganmierëve, por pyetsorëve të tjerë, kur shkoi në sesionin e OKB, është një e vërtetë e pambuluar. Dhe jo vetëm, por nënë akuzë edhe nga SPAK atë do e shoqëronin disa minsitra, pushtetarë të tij në qeveri edhe nëpër bashki të ndryshme, pa harruar biznesmenët e oborrit. Dosja e të vëllait Olsi Rama, në tryeza ambasadash, me call centerat e mashtrimit financiarë, në shumën e miliardave eurove, dhe të tjera telashe me ligjin, është një shtesë kati në mëkatet e kryeministrit. A po mbron kryesocialisti oborrtarët partiakë me ndere dhe presione të dyshimta për të mos i dorëzuar me tufa ?! A ka hetim pasuror për disa ministra e mjaft bashkiakë? Sigurisht PO. Pjesa evropiane është thelluar tej imagjinatës me dosjen Metamorfoza. Letërporosia nisur Zuckerbergut, duhet shoqëruar me një drejtuar Departamentit të Drejtësisë për përfshirjen e Ramës dhe ekipit të tij qeveritarë e këshilltarë, në korruptimin e drejtorit të kundërzbulimit të FBI, në porositë penale për të hetuar kundërshtarët, në përfitimet e bizneseve në Tiranë, në gjobat e vëna nga grupi ndaj sipërmarrrësve dhe jo vetëm. Ndoshta ka kohë, guximi i akuzës vejn duke ngrënë dosje. !! Ai ishte më tepër kanosje ndaj Ahmetajt të mos flasë, ndonëse është tepër vonë për këtë kujtesë, se posta e heshtjes ka sjellë mijëra faqe në prokurori. Dosja “Metamorfoza” është ajo ku çfarë kërcet në mëngjes, tërheq zinxhirin në darkë. Aty koncerti penal është për stadium. Vrapi për të bërë turizëm “kullash” nga halli se nuk u del dot nga fjala mafiozëve pronotues të qendrës së Tiranës, Ndranghetës e Camorrës, është dëshmi e freskët, e Ramës së rrethuar nga e keqja, ku vartësi Veliaj është bashkënënshkrues. Nisma globale ligjore përmend faktin se në 2016-2019 janë qarkulluar miliarda dyshifrore eurosh. Saktësisht sasia e pastrimit të parave, flet se nuk mjafton mafia vendase, dhe në lojë është ajo ndërkombëtare. Garantuesi dihet, pengu po, viktimat gjithashtu.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular