Ky kampionat europian ka marrë tashmë një tjetër trajtë për kombëtaren kuqezi. Pothuajse me një këmbë në europian Shqipëria rënditet mes kryesuesve të grupve ashtu si dhe Franca, Portugalia, Anglia, Spanja dhe Belgjika.
Shqipëria ka grumbulluar 13 pikë në 6 ndeshje, me 4 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim.
Duhet theksuar që Shqipëria nuk bënte pjesë në një grup të lehtë pasi po të shohim koefiçentët e kualifikimit të grupit, Shqipëria ka qënë shumë ulët.
Shqipëria rënditej me koefiçnt të ulët pas Çekisë, Polonisë.
*FotoTabela*
Tabela projektuese sipas koefiçentëve të kualifikimit, kur nuk ishte luajtuar asnjë ndeshje
Nga skuadrat e ballkanit si Serbia, Greqia, Mali i Zi apo Maqedonia, pikët e kombëtares kuqezi janë më të larta. Po ashtu as pikës e finalistëve të botës, Kroacisë janë më pak se ato të Shqipërisë. Për të mos mjaftuar dhe një miqësore tjetër ballkanike si ajo Shqipëri-Bullgari, e cila u fitua bindshëm nga kuqezinjtë.
Edhe kombëtarja e Rumanisë që udhëheq grupin I, ka luajtur 8 ndeshje dhe ka 16 pikë, pra krahasuar me numrin e ndeshjeve, rënditet poshtë Shqipërisë në pikë për ndeshje.
Shqipëria ka kaluar në pikë po ashtu dhe kampionët e europës në fuqi, pra kombëtaren Italiane, e cila në 6 ndeshje ka grumbulluar 10 pikë.
Po ashtu dhe Hollanda në 6 ndeshje ka marrë 12 pikë, 1 më pak se Shqipëria.
Shqipërisë i mbeten kështu dy ndeshje, te lehta në pamje të parë, fitorja e të cilave do ta çonte ekipin në 19 pikë dhe kombëtarja do të thynte një rekord të vetin me vetëm një humbje në një kompeticion europian.
Si kokë grupi Shqipëria mund të presë ekipet e vendeve të dyta, kur mbetet dhe pak nga përfundimi i ndeshjeve, duket se tashmë festa kuqezi ka nisur.
Në Euro 2016 Shqipëria u rëndit në vendin e tretë në grupin A, pas Francës dhe Zvicrës, duke lënë në vendin e fundit Rumaninë. Alfapres