Ish-presidenti Topi rikonfirmon mbështetjen për Bashën: Është alternativa e vetme. Gati për bashkëpunim!

0
860

Ish presidenti i vendit Bamir Topi tha nga studio e News 24, se midis Berishës dhe Bashës zgjedh të mbështesë Bashën.

I pyetur për përfshirjen e tij në politikë dhe në linjën me kreun e PD-së Lulzim Basha Topi tha se në binomin Berisha-Basha do të mbështesë këtë të fundit.

Bamir Topi: E inkurajoj sepse ka nevojë për zëra të tjerë.

Aty nuk ke shans për të mbështetur, se aty ose do gjuash në karrige, ose do hash ndonjë karrige kokës. Situata është tepër e rëndë. Situata që shihet në Parlament, është tepër e rëndë.

jam shumë i interesuar për politikën, sepse është politika për vendin tim.

Do i sugjeroja atë që është e vështirë ta bëjë.

Njerëzit që realisht mund të mbështesin Bashën do të shtoheshin në numër, vetëm në rastin kur të bëjë transparencë të plotë të marrëdhënieve me Berishën në kohën e vendimmarjeve të mëdha politike.

Në binomin Basha – Berisha unë sigurisht do mbështes Bashën, por është koha e një trajektoreje të përfunduar, dhe është koha që një politikan ndonëse ka bërë gabime ka mundësi të gjenerohet por jo i vetëm. Duhet të krijojë ekip, të krijojë bindje.