Faik Bruçi vjen me “Rrugëtimi im në vite”, ku veprat i flasin më shumë se fjalët, respekton dhe falenderon bashkëudhëtarët

0
4078

Mina HYSA
Njeriu në jetë ka uljet dhe ngritje e tij, por e rëndësishme është që në rrugëtimin e tij të ketë qenë i suksesshëm dhe njerëzor, sidomos kur në matematikën e viteve të punës dhe jetës rezulton të kesh një sërë arritjesh. Nevojitet të kthesh kokën pas dhe të kujtosh nga vjen, kush je, të mendosh për të afërmit, gjakun, paraardhësit, miqtë me të cilët kë ndarë momente të mira dhe të vështira, që në jetë të janë gjendur dhe madje dhe kontribuosh për ta, brenda mundësive që ke. Personazhi që do të sjellim sot në startnews.al, është me të vërtet mjaft njerëzor, tek i cili suksesi dhe humanizmi ka emër të përveçëm. I flasin më shumë veprat edhe pse fjalët për të nuk kanë munguar duke qenë për për gjithçka ka bërë ka shtyrë mjaft personalitete të publicistikës dhe jo të shkruajnë për atë çfarë ka dhënë dhe mbart si një personazh mjaft njerëzor që është.
Quhet Faik Bruçi, me origjinë nga Lukani i zonës së Katër Grykëve në Dibër. Pas botimit që solli për lexuesit “Fisi Bruçi i Lukanit të Dibrës”, i cili sipas tij është nga Dardania të vendosur në Lurë e mandje në Lukan, kësaj herë vjen me një monografi për veten duke rrëfyer rrugëtimin e tij nga vendlindja, marrdhëniet e fisit, të shkollimit, punësimit deri në ditët e sotme.
Në librin “Rrugëtimi im“ i Faik Bruçit i përgaditur nga Dashnor Laçi dhe një shënim të tij, si dhe i korrektuar dhe Agim Totraku i cili ka bërë parathënien, trajtohen disa rubrika. Faik Bruçi e nis me një informacion për Katër Grykët dhe Lukanin, jetëshkrimin dhe veprimtarinë e tij, aktivitetin e shoqërive “Bruçi” dhe  “JON 2002”, punës së tij në sektorin e pastrimit,  aktivitetin ne hoteleri-turizëm pa harruar dhe të bëj një retrospektivë të trungut të familjes, për të përmendur të larguarit në Amerikë, por nuk mundet kurrësesi të mos flas për shokët ndër vite, personelin administrativë të dy shoqërive dhe shpreh dhe një mirënjoje!
***************************************************
Shënimet e Agim Totrakut dhe Dashnor Laçit
“Njerëzit që kanë sukses, kanë vrull. Sa më shumë arrijnë, aq më shumë duan të arrijnë, dhe aq më shumë e gjejnë mënyrën për të arritur suksesin.” Tony Robbins. Pasi e nis më këtë thënie në parathënien e tij Agim TOTRAKU shkruan:Ky prezantim që keni në duar është një shprehje sintetike e veprimtarisë së gjithanshme dhe udhëtimit gjithë vrull në vite të z.Faik Bruçi.
Në të shohim të pasqyruar, nganjëherë dhe në mënyrë lakonike, rrjedhën e rrëmbyer, por të qartë, të freskët, të pastër e të kristaltë të jetës së tij, si uji i vendlindjes që e lindi dhe e rriti. Ishin pikërisht historia, kultura, zakonet, traditat, të farkëtuara këto në kudhrën e vështirësive të kohës, të cilat krijuan premisat e një personaliteti, që do të ishte i suksesshëm në ngjitjen e shkallëve të jetë së tij, jetë kjo e mbizotëruar nga një vrull i mirëmenduar dhe këmbëngulja për të arritur suksesin e dëshiruar. Aq shumë gjurmë ka lënë vendlindja në formimin e Tij, sa asaj i ka kushtuar dhe një monografi, si shprehje falënderuese për çka ajo i ofroi.
Jeta si shkollë dhe shkolla si institucion janë materializuar aq harmonikisht te personaliteti i z.Faik Bruçi, saqë produkti i gjithë këtij formimi intelektual ka qenë suksesi triumfues mbi shtigjet e pashkelura dhe mbi konkurrencën aq aktive në periudhën ku jetojmë.
Të qenët aktiv gjatë gjithë jetës, të qenët në kontakt me njerëz të niveleve të larta të biznesit, kulturës, etnografisë, historisë e pushtetit, ka bërë që Ai të zërë një vend shumë të nderuar në hierarkinë e personaliteteve që kanë lënë gjurmët e tyre në jetën e vendit.
Veprat flasin më shumë se fjalët. Pikërisht kjo shprehje ka qenë motivi i hartimit të këtij prezantimi nga ana e z.Faik Bruçi, si refleksion i gjithë veprimtarisë së tij. Gjatë shfletimit të faqeve do të gjeni të pasqyruar aktivitetin e Tij si biznesmen kurajoz e i suksesshëm; përpjekjet e tij hulumtuese e studimore në drejtim të origjinës së tij, Lukanit të Katërgrykëve e më gjerë; angazhimin e tij në fushën e filantropisë si kontribuues humanitar; aktivizimin e tij si donator e sponsorizues në shumë veprimtari kulturore, etnografike, sportive, historike, studimore, letrare e gazetareske. Për gjithë sa thamë më sipër, në mënyrë të merituar, është vlerësuar me shumë medalje, dekorata, vlerësime e certifikata, të cilat janë pasqyruar me kujdes e me modesti. Këtu do të gjeni të portretizuar dhe Faikun si familjar shembullor. Për të, familja nuk është gjëja kryesore, por është gjithçka. Ndaj Ai e gjen çastin dhe mbledh rreth vetes të gjithë familjen e tij të madhe. Z.Faik, edhe pse jeta e tij gjatë rrugëtimit në vite ka qenë një sukses, ka dhe plot rrugë për të përshkuar, për të cilën besojmë se ka krijuar dhe vizionin dhe perspektivën sesi do ta vijojë. Ndaj i përcjellim urimet tona më të mira.
Ndërsa përgaditësi i librit Dashnor Laçi në parathënien e librit shkruan: -“
FAIK BRUÇI ia kushton këtë libër aktivitetit të tij, ashtu siç e ka titulluar vetë ai, “Rrugëtimi im në vite”, kompanive “Bruçi shpk” dhe “Jon 2002”, i drejtuar me përkushtim, kurajë, vullnet dhe sakrificë. Ai e formoi karakterin e personalitetin e tij, që në fillimet e veta, në veprat energjetike dhe me pas, gjatë viteve të tranzicionit, me iniciativë dhe guxim, themeloi dhe menaxhoi dy kompanitë, të cilat rezultuan të suksesshme dhe rentabël, falë aftësive të tij. Faik Bruçi, veç kontributeve në aktivitetin privat, është shquar edhe në donacione e kontribute humanitare, duke sponsorizuar në fushën e artit dhe kulturës, në dokumentare dhe promovime, që pasqyrojnë vlerat patriotike dhe kulturore të fshatit të lindjes, Lukanit, krahinës “Katër Grykët” dhe Dibrës në tërësi. Është vlerësuar me tituj dhe dekorata, jo vetëm si biznesmen i spikatur i aktivitetit të tij ekonomik, por edhe si përfaqësues i denjë i komunitetit dibran në Tiranë. Përmendim këtu vlerësimet e dhëna nga Presidenti i Republikës me titull “Mjeshtër i Madh”, dhënia e titullit “Nderi i Qarkut Dibër” etj. Faik Bruçi respekton dhe falenderon të gjithë ata që kanë qenë bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim të gjatë të jetës tij. Dhe nga ana tjetër, do të vazhdojë të jetë pranë tyre në ditë të mira dhe të vështira, duke lënë gjurmë dhe histori me vlerat më të spikatura patriotike dhe humane”.
JETËSHKRIMI DHE VEPRIMTARIA
Faik Bruçi ka lindur më 1 janar
1956 në fshatin Lukan të Katër Grykëve në një familje me vlera patriotike dhe paqedashëse. Ai u rrit dhe u edukua në gjirin e ngrohtë të kësaj familjeje, ku që në moshë të re u ndesh me vështirësitë dhe sakrificat që duheshin për të realizuar një jetë me kushtet minimale të fshatit. Familja e tij ishte një familje e madhe e traditës së asaj kohe, ku kryesisht të ardhurat i siguronin nga punët në bujqësi, blegtori etj. Faiku që në moshë të re të bindte se e dashuronte dijen dhe arsimin. Në ëndrrat e tij valëzonin dëshirat për t’u shkolluar dhe për t’u bërë dikush në jetë. Pavarësisht nga nevojat dhe mentaliteti që zotëronte në atë kohë, ku domosdoshmëria e mbijetesës prevalonin mbi çdo aspiratë dhe dëshirë vetjake, ku individi duhej të ingranohej me punët e familjes patriarkale të asaj kohe, ai e gjente mënyrën për të ndjekur prirjet dhe aftësitë e tij. Faiku fshihte nën rrobat e arnuara, por të pastra, librin që e kish aq shumë të dashur dhe që nuk e lëshonte kurrë nga dora, ndërkohë që kulloste bagëtitë në livadhet në faqet e gjelbëruara të malit të Runjës. Faiku thekson: “Ne dhe të gjithë brezat kemi krenari të ligjshme për historinë e lavdishme të të parëve tanë. Secili prej nesh dhe prej të parëve tanë ka hedhur gurëthemeli në histori, kadhënëkontribut të çmuar e të vlefshëm, ndaj shpërblimi do jetë vlerësimi dhe mirënjohja.” Faiku i kujton me dashuri mësuesit e parë. Respekti për atë plejadë arsimtarësh, që kanë mbetur në zemrën e tij dhe që shpesh i kujton me mall, si: Nazif Bodini, Myslim Shehu, Ferit Manreka, Hysen Dervishi, Hamit Lumi, Rrahman Zholi, Tofik Bruçi, Halil Hasbajrami, Rexhep Rama, Bajram Hasbajrami, Hysni Bodini, Besnik Keshi, e shumë të tjerë.

Faiku, duke qenë djali më i madh i familjes Bruçi, u përball me më shumë obligime sesa vëllezërit e tij më të rinj në moshë, duke krijuar një barrë më të madhe për t’u mbajtur nga supet e tij të njoma: përballimi e zgjidhja e halleve e problemeve të shtëpisë. Kështu që, për të krijuar sadopak të ardhura, ai endej livadheve e pllajave me opinga të grisura për të mbledhur bimë mjekësore, duke krijuar një të ardhur të shtuar në buxhetin e familjes së madhe, e cila menaxhohej dhe drejtohej nga xhaxhai i tij i respektuar Mud Bruçi. Ndërsa babai i tij, Ramadani, ishte motori i kësaj ekonomie familjare, një njeri i ndershëm, fjalëpakë, punëtor i paepur dhe i palodhur.

Edhe Ramadani, babai i Faikut, punoi dhe kontribuoi në disa vepra të asaj kohe, si në hidrocentralet e Dajtit dhe të Bistricës. Më vonë ai i punoi me shumë këmbëngulje e përkushtim në ndërmarrjen e drurit në Balgjaj, në minierën e Bulqizës dhe në punë bujqësie pranë sfamiljes.
Këtu nisi dhe rrugëtimi i gjatë i jetës së tij, një rrugëtim plot përpjekje dhe sakrifica, por i vendosur për të arritur me të mirën e mundshme. I pajisur me cilësitë më të mira të karakterit, te ai spikati dashuria për punën dhe njerëzit, sakrifica vetëmohuese, përkushtimi dhe ndershmëria. Faiku filloi të ngjitej me vetëdije e i vendosur në shkallët e karrierës, me vlerësimet më të mira për punën e bërë plot motive dhe stimuj të asaj kohe.

Katër Grykët, LUKANI
Mes Dibrës e Matit, në një peizash shumë të bukur natyror në krahinën e Katër Grykëve, ndodhet fshati Lukan. Ky fshat, që shtrihet nga 700 m deri 1200 m mbi nivelin e detit, midis majëmaleve të larta, të cilave u prin hyjnor mali i Runjës, përkarshi Tollës, Balgjajt dhe Dejës, qëndron krenar me historinë e tij shumë shekullore.
Çdokush që shkel në këto anë, nuk ka si të mos mahnitet me bukuritë natyrore, ku çdo gjë është e veshur me gjelbërim, ku harmonia e përkryer mes pyjeve e kullotave, rrëpirave shkëmbore e livadheve që zbresin deri poshtë në lumin Murrë, shkon deri në perfeksion.
“Katër Grykët” emrin e kanë marrë nga konfiguracioni gjeografik dhe pozicionimi i banimeve të kësaj treve. Fshatrat e Katër Grykëve shtrihen në katër lugina, nga të cilat rrjedhin ujërat që grumbullohen në shtratin e lumit Murra, por burimet kryesore vijnë nga Kacnia e Qafë Murra. Janë katër fshatra të kësaj zone të pozicionuara pothuajse në pozicion të rregullt me anët e horizontit, që janë: Qafë Murra, Kacnia, Lukani dhe Selishta.
Vetë roli me peshë që kjo krahinë ka luajtur në këndvështrimin historik, si dhe pozita e favorshme dhe dominuese që ka, u ka bërë vend me meritë Katër Grykëve në kuvendin e Nëntë Maleve të Dibrës. Konfiguracion gjeografik i të qenit në zemër të shtetit të Arbrit, mes Dibrës e Matit, ka qenë arsyeja që u ka tërhequr vëmendjen e ambicien pushtuesve të ndryshëm për ta zaptuar e pasur si një pikë bazë strategjike dhe si shteg të sigurt për lëvizje drejt krahinave të tjera të Dibrës, Matit, Bulqizës dhe Lurës.


Malësorët katërgrykas, të ndodhur në këtë udhëkryq shtigjesh gjeografike dhe ngjarjesh historike, kanë qëndruar heroikisht të bashkuar për të mposhtur çdo armik që kërkonte t’u merrte lirinë, trojet dhe vatanin. Nuk kishin si të ishin ndryshe, përveçse trima, të besës e kryelartë, që në vend të parë kishin lirinë e prosperitetin, për të cilat kurrë nuk u është lagur baruti, edhe pse ndonjëherë me kosto të lartë nga luftërat e përgjakshme.
Këto luftëra të përgjakshme kanë lënë kujtime e gjurmë të pashlyera, sidomos në rrëfimet gojore e toponime. Ato u kthyen në histori dhe toponime evidente pikërisht sepse aty u luftua e u derdh gjak. Gjenden sot emërtime të tilla si: “Llogoret e Serbit”, “Varri i Turkut”, “Muranat”, “Ku janë vra rojtsit” dhe mjaft sheshbeteja te tjera të zhvilluara që nga Qafa e Kalasë së Gjitetit të Skënderbegjit, në Limoçe, në Gjurrë e në Qafë të Lukanjakëve.
Sipas gojëdhënave, gjurmëve, por edhe toponimeve të trashëguara deri më sot, tregojnë se Skënderbeu ka luftuar këtyre anëve duke shfrytëzuar rrethanat, terrenin, por edhe trimërinë dhe besnikërinë e vendasve. Mjaft toponime lidhen me emrin e tij, si psh. :“Kroi i Skenderbeut”, ”Kepi i Skënderbeut”, ”Gjurmët e kalit të Skënderbeut”, e shumë e shumë emërtim Guri i Skënderbeut (në veri të Kalasë së Skënderbeut – Kalaja e Stelushit).
Të tjera, që e rrëfejnë dhe e sjellin të gjallë këtë epokë të lavdishme deri në ditët tona. Sipas gojëdhënave, thuhet se Skënderbeu i mblidhte malësorët në kuvend dhe në prezencën e e tij faleshin gjaqet në vendin që edhe sot mban emrin “Guri i Skënderbeut”. Skënderbeu parim bazë të strategjisë së luftës në përballimin me armikun ka pasur unitetin, bashkimin. Në një moment të caktuar, siç duket, gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet dhe Skënderbeu, i mërzitur nga kjo gjë, ka goditur disa herë këtë gur, mbi të cilin shenjat e “prerjes së shpatës së tij” janë të dukshme edhe sot.
Nga këndvështrimi gjeografik, historik e demografik Lukani bën pjesë në zonën e Katër Grykëve, duke u kufizuar në veri me krahinën e Lurës, në lindje me Muhurrin, në juglindje me Selishtën, në jug me Kacninë dhe në perëndim me Qafë Murrën.
Emri i fshatit Lukan vjen nga fjala lug (luginë) ose në shqiptimin dialektor luk, nga ku mori dhe emrin fshati Lukan. Ka dhe mendime të tjera, ku përmendim se mund të ketë ardhur edhe nga kisha e Shën Lukës, themelet e së cilës janë ekzistente dhe sot te shtëpitë e Sulajve. Mbi Lukan ngrihet madhështor mali i Runjës, me një lartësi 2047 metra mbi nivelin e detit dhe është simboli identifikues i Lukanit.
Lukani është i organizuar në dy lagje, e epërmja dhe e poshtmja. Vendreferime të spikatura të Lukanit pëmendim: Maja e Bungës (e Shënepremtes), Qafa e Lukanjakëve (Qafa e Shlliut), Sheshi i Pulajve, Hurdhë-Shtogjja, Lulaçi, Sharra e Ndregjoneve, Vali, Kodra e Benës, Bena etj.
Parë nga kultura e ndërtimit, ky fshat është i njohur për arkitekturën karakteristike të shtëpive që quhen kulla. Pothuajse të gjitha kullat e Lukanit e kapërcejnë qëllimin e thjeshtë të një ngrehine banimi. Funksioni i tyre është shumë më i gjerë se aq. Në pjesën më të ekspozuar dhe të volitshme për mbrojtje këto kulla kanë të ndërtuar me gurë të gdhendur shaneshinin, pozicionin ideal për mbrojtjen e shtëpisë-kullë. Thuhet me të drejtë se çdo shtëpi është një kullë, dhe çdo kullë është një kala trimërie, që ka brenda burra të mençur dhe trima të vendosur.
Në këtë kuadër, mund të përmendin kullat e Bruçe e Dervishe, kullat e Ndregjone e Totrake. Në çdo shtëpi ndodhet oda e burrave, e cila është njëkohësisht dhoma më e rëndësishme në shtëpitë tipike tradicionale malësore.
Në muret e këtyre odave u varën qindra armë miqsh e trimash nga Katër Grykët, Muhurri, Luznia, Lura, Dibra e Madhe, Mati, Kruja e më gjerë. Në kullat e Katër Grykëve bujti Abdyl Frashëri, Iljaz Pashë Dibra, Dali Ndreu dhe udhëheqës të tjerë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e të lëvizjeve të tjera atdhetare.
Kullat, ashtu si burrat që kanë strehuar nënmbrojtjenetyre,dukensikurkuvendojnë me njëra-tjetrën për të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen, duke përbërë një mozaik të vërtetë epik, kulturor e historik. Ndryshimet demografike migratore të dekadave të fundit kanë shkaktuar braktisjen e zonës, duke krijuar premisat që këto ndërtime të kthehen në rrënoja.


Lukani, ky fshat i bukur dhe plot tradita, ka qënë populluar rreth viteve 1710 nga Bruçi, nga ku dolën tre degëzimet: Halili, Saliu dhe Hasmeta. Rreth kësaj kohe kanë ardhur në Lukan edhe fiset Dervishi, Ndregjoni, Koka (Gjergji), Totraku, Lleshi e Loshi. Kur këta kanë ardhur në Lukan, kanë gjetur aty Arushajt (Pepa, Zholi dhe Ndreka).
Nga ky truall kanë dalë njerëz të zotë e të nderuar si: Dede Bruçi, Hoxhë Bushi, Hoxhë
Buci, Dede Ndregjoni etj. Duke ndjekur gjurmët e tyre e duke i ngjarë kohës, edhe gjeneratat që pasuan, u arsimuan dhe u diplomuan, madje sot kontribuojnë në fusha të ndryshme brenda dhe jashtë vendit me zotësi, përkushtim e krenari.
Nga Lukani ishte Bajram (Hoxhë) Buci me të birin Mustafa Buci (të vrarë në luftë me serbët në Petrino të Dibrës së Madhe), Lam Tahiri, Rrahman Dervishi, Llan Ndregjoni, Shaban Dervishi, Islam Bruçi e mjaft të tjerë, që u plagosën e dhanë jetën në përpjekje dhe luftëra heroike për mbrojtjen e këtyre trojeve.
Lukani në çdo epokë të historisë ka nxjerrë burra që kanë përballuar me sukses sfidat e kohës. Ata mblidheshin në gëzime dhe hidhërime në mbështetje të njëri-tjetrit e sidomos të familjeve më të varfra.
Kështu mblidheshin burrat e këtij fshati jo vetëm në oda, por edhe në natyrë, për të kuvenduar për hallet, problemet dhe të ardhmen e tyre.
Në këto kuvende kishte nga të gjithë profesionet: arsimtarë, agronomë, inxhinierë, brigadierë, njerëz të thjeshtë të punës, të gjithë me vlera e të respektuar. Kjo ishte në një farë mënyre hiearkia rrethore e fshatit, nga ku merreshin vendime kolegjiale, bëheshin plane e organizoheshin veprimtari në interes të komunitetit. Në këto kuvende spikaste inteligjenca natyrale, stoicizmi dhe urtësia e Mudës, alegoritë dhe romuzet e Tofik Bruçit, vetëpërmbajtja dhe racionaliteti i Rahman Zholit etj.


Zona jonë, më saktë fisi Bruçi, është shquar shumë për blegtorinë dhe më pak është marrë me bujqësinë si dhe një pjesë e mire me kurbetin. Bruçet kanë patur shumë bagëti, si dele, dhi dhe bagëti të trasha, lopë, kuaj etj., me të cilët jetonim, mbasi toka që kishim nuk përballonte nevojat për një jetesë normale. Blegtoria për ne ishte shumë rëndësishme, duke ju përkushtuar të gjithë mbasi për familjen dhe fisin tonë ishte buka e gojës. Veç nevojave imediate, bagëtinë e shisnim në tregun e asaj kohe si Dibër, Mat etj.
Ndër barinjtë më të shquar të fisit tone ka qenë: Llan Bajram Bruçi, i cili ka patur mbi 200 kokë dele, Rahman Ali Bruçi, ka patur mbi 150 kokë dele, Ali Shaban Bruçi, mbi 150 dele dhe Bajram Tahir Bruçi mbi 200 dele etj.
Nga krahët e punës, një pjesë e mirë të forcave aktive kanë qenë në kurbet duke punuar ne sektorë shtetëror dhe veçanërisht në hidrocentrale, duke filluar në H/C Selitës, Ulzë-Shkopet, Bistrica 1-2, Vau i Dejës, Fierzë e Koman si dhe në minierën e Bulqizes.
Zona jonë edhe për shkak të eko- sistemit të pasur, është marrë dhe me bimët medicinale si rrënja e shtares, salep, rrënja e fierit egër, kalçikumi etj., që ka qënë një e ardhur plus për mirëqenie dhe jetesë. Më 20 maj 2015 komuna Selishtë i dha z. Lam Tahir Bruçi titullin “Qytetar Nderi i Komunës Selishtë – Katër Grykë“ (pas vdekjes) me motivacionin: “Për veprimtari patriotike në luftërat dhe kryengritjet popullore të Urës të Topojanit, Dibër të vitit 1912, të luftës së Shkodrës të vitit 1918 dhe të luftës së Vlorës më 1920”. Lam Tahir Bruçi ishte një luftëtar popullor, ku mori pjesë në disa luftëra e beteja për liri. Mori pjesë në luftën e Shkodrës në vitin 1912, në betejën e Topojanit më 1913, ku dhe u plagos, më 1918 në luftë kundër serbëve dhe më 1920 në luftën e Vlorës kundër pushtuesit italian.
Lam Tahir Bruçi, me veprimtarinë e tij të gjerë patriotike, kishte krijuar personalitetin e tij historik, të një luftëtari të paepur e patriot. Ai mori pjesë edhe në Kongresin e Lushnjes më 1920. Historia na ka treguar që ky Kongres debatoi shumë për problemin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Spikaste debati ndërmjet Aqif Pashë Elbasanit dhe Ahmet Zogut, ku ky i fundit nuk arriti të krijojë mazhorancën për momentin. Por, në debat e sipër, gjërat ndryshuan në favor të shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Ndoshta ishte prezencae shumë luftëtarëve dibran që shoqëronin Ahmet Zogun dhe që ndryshuan rrjedhën e kësaj çështje me rëndësi kombëtare e që ndikuan si “trysni” për të marrë vendimin, që Tirana të shpallet kryeqytet.
Një ndër protagonistët e kësaj ngjarje historike është Lam Tahir Bruçi me 150 burra nga Dibra që me prezencën e tyre do të kenë ndikuar në këtë vendimmarrje  e kësaj kënge oshtijnë nga Lukani e Maja e Runjës, nga Tolla, Balgjaj e gjithë
Katër Grykët, duke përjetësuar heroizmin dhe trimërinë e Lam Tahir Bruçit:Mali i Runjës hedh kushtrimin,
E kam të gjallë Lam Tahirin,
Katër Grykët po e çojnë zanin,
Jo, s’e lëshojmë kurrë vatanin.
Refreni:
Në këto troje jam Lam Bruçi
Për liri tokën e skuqi,
N’Lukan të Dibrës un’ kam le
Në tri luftra për Atdhe.
Në trembëdhjetën n’luft’ me shkja,
Djemt’ e Dibrës krah për krah,
Plagë merr n’Urë të Topojanit,
Jo, nuk ndalet pushka e Lamit.
Refreni:
Në këto troje jam Lam Bruçi
Për liri tokën e skuqi,
N’Lukan të Dibrës un’ kam le
Në tri luftra për Atdhe.
Në tetëmbëdhjetën lufta u ndez,
Po vijnë korbat malazes,
Shkodra po qëndron kala,
Trimi luftës nuk iu nda.
Refreni:
Në këto troje jam Lam Bruçi
Për liri tokën e skuqi,
N’Lukan të Dibrës un’ kam le
Në tri luftra për Atdhe.
Në njëzetën n’Vlorë t’flamurit,
Nuk u ndal, jo, pushka e burrit,
Mbron lirinë n’brigjet e Vlorës,
Në çdo luftë në krah t’shqiponjës.


Siç e përmendëm edhe më sipër, kjo trevë ka nxjerrë trima e patriotë, që kanë bërë histori ndër vite e shekuj, duke u bërë shembuj frymëzimi për brezat që pasuan, si dhe motive të jetës dhe triumfues të sakrificës. Të gjithë pasardhësit krenohen sot e premtojnë se do ta mbajnë gjallë kujtimin e tyre, duke e skalitur në obeliskun e mendjes, kujtesës dhe luftërave për liri.
Ishin pasardhësit e tyre që trashëguan virtytet më të mira, njerëz të mendjes e penës, të punës e sakrificës, intelektualë të spikatur, si: Bajram Totraku, Tofik Bruci, Hysen Dervishi etj.
Edhe unë, Faiku, bashkë me bashkë- fshatarët e mi, nuk mund ta harrojmë
vendlindjen tonë të shtrenjtë e të shenjtë. Në krahinën e Katër Grykëve festohen mjaft festa pagane, ku më e rëndësishmja është festa e Shënkollit, që tashmë është bërë traditë të festohet çdo vit më 20 maj në Prat të Selishtës. Duke qenë se në zonat e Dibrës e të Matit dy javë para kësaj feste, më 6 maj, festohet Shëngjergji, dhe ata janë të ftuarit e tyre, kthimi i vizitës bëhet pikërisht për Shënkoll. Zona jonë bëhet sofra e shtruar dhe e mbushur plot me të mira për mysafirët nga të dyja trevat. Pikërisht, mikpritja, dashamirësia, çiltërsia, bujaria, sinqeriteti e respekti i zonës sonë kanë bërë të mundur të jetë kaq masive kjo festë.
FIERZA DHE KOMANI
Në shpirtin e Faikut gëlonte dëshira dhe marrja e përgjegjësisë për të kontribuar sa më shumë për familjen. Ai e shikonte të ardhmen e tij nëpërmjet gërshetimit të shkollimit dhe punës. Kështu që, në rrethana jo shumë të favorshme, mori rrugët e sakrificës për të siguruar një vend pune në veprat që po ndërtoheshin asokohe, në Fierzë dhe më vonë në Koman etj. Ai ndoqi rrugën e xhaxhait të tij, Mahmut Bruçi, i cili ia kushtoi gjithë jetën ndërtimit të veprave, duke filluar nga hidrocentrali I Shkopetit, Ulzës etj., dhe që është dekoruar disa herë për kontributin e tij në këto vepra. Lufta dhe përpjekjet me vështirësitë e profesionit e jetës dhe ndjenja e kolektivitetit dhe e dashurisë për njerëzit e punës spikatën dhe skalitën në mënyrë stoike vlerat më të mira të karakterit të tij, vlera që do t’i siguronin një udhëtim të sigurt e të suksesshëm përgjatë gjithë jetës. Lufta dhe përpjekjet me vështirësitë e profesionit e jetës dhe ndjenja e kolektivitetit dhe e dashurisë për njerëzit e punës spikatën dhe skalitën në mënyrë stoike vlerat më tëmira të karakterit të tij, vlera që do t’i siguronin një udhëtim të sigurt e të suksesshëm përgjatë gjithë jetës.

 

BOTIMI I LIBRIT TË FAIK BRUÇI PËR FISIN DHE VENDLINDJEN DHE DISA VLERESIME

Edhe pse Faiku pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi jashtë vendlindjes, dashuria dhe nostalgjia për të nuk u shterën asnjëherë, ndaj, me përkushtim shumë të madh shkroi librin “Fisi Bruçi i Lukanit të Dibrës”. Një obelisk studimor e letrar, ku është gdhendur me mjeshtëri historia e këtij fisi, duke pasqyruar prejardhjen e luftën për mbijetesë ndër shekuj, traditat, virtytet, patriotizmin dhe atdhedashurinë. Gjithashtu ai karakterizohet nga mikpritja e çiltërsia, nga përkushtimi e respekti për njerëzit dhe vendin ku ka lindur, ashtu si referon në monografinë e tij maksimën: “…por kudo që të jemi, të dimë nga vijmë dhe drejt ku po shkojmë”.

 

FAIK BRUÇI ndër vite është vlerësuar si një drejtues dhe menaxhues i suksesshëm i biznesit, por kjo nuk e ka penguar atë të rritet dhe si dimension e personalitet shoqëror. Kontributet e tij janë në shumë fusha, si në planin human, ashtu dhe në planin patriotik. Ai nuk mbeti një biznesmen meskin apo në interesat e ngushta, por një kontribuues dhe filantrop i përkushtuar.
Me sakrifica dhe vetëmohim ka arritur të krijojë aktivitetin privat në sektorë të ndryshëm, si në fushën e ndërtimit, shërbimeve sociale, hoteleri etj. Me punën tij të palodhur e të ndershme është munduar të kontribuojë jo vetëm në mirëqenien personale e familjare, por edhe të të tjerëve.

Në fjalën e tij në Peshkopi, me rastin e dhënies së titullit “Nderi i Qarkut Dibër” nga Këshilli i Qarkut, Faiku theksoi se: “Aktiviteti im në Tiranë dhe largësia nuk m’i kanë dobësuar për asnjë çast lidhjet me vendlindjen, Dibrën dhe dibranët në tërësi. Jeta dhe veprimtaria ime është e lidhur me të në shumë fusha, si në atë të artit, sportit, kulturës, ndërtimit, por edhe në ato humane e të bamirësisë”.

Ai ka kontribuar me sponsorizime e financime të ndryshme, si në fushën e botimeve, dokumentarëve e emisioneve televizive për promovimin e vlerave historike, artistike e kulturore të Dibrës e personaliteteve të shquara të historisë saj, në sport, në kulturë etj.

Si dashamirës i futbollit Faiku ka sponsorizuar disa herë klubin sportiv “Korabi” Për këtë kontribut fisnik dhe qytetar, nga klubi sportiv “Korabi” i Peshkopisë iu akordua
certifikata e mirënjohjes “Për kontributin e dhënë në mbështetje të ekipit të Korabit”.

DEKORIMI NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS Z. ILIR META

E gjithë jeta e tij aktive, me një profil të qëndrueshëm tashmë jo vetëm si një sipërmarrës në fushën e biznesit, por edhe si një personalitet shoqëror, do t’i japë mundësinë të ngjitet edhe në shkallët më të larta të hiearkisë së vlerësimit deri tek Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta. Presidenti e dekoroi me motivacionin:
“Në vlerësim të kontributit të çmuar në ndërtimin e veprave hidroteknike në mbarë vendin. I dalluar si humanist dhe kontribues në dobi të bashkësisë dibrane dhe promovues i vlerave atdhetare, historike dhe kombëtare.”

BIZNESMENI FAIK BRUÇI VIZITOI VATRЁN

Tё martёn, më 28 Maj 2019, biznesmeni nga Shqipёria Faik Bruçi vizitoi selinё e Federatёs Panshqiptare tё Amerikёs “VATRA” nё Nju Jork. Z. Bruçi shoqёrohej nga miku i tij, anёtari i Kёshillit tё Vatrёs prej rreth 4 dekadash, biznesmeni i njohur nё SHBA dhe Dibёr (Maqedoni), Ibrahim Kolari.

Ishte vetё z. Kolari qё ia uroi mirёseardhjen nё shtёpinё e Vatrёs mysafirit me origjinё mga Dibra e banues nё Tiranё, biznesmenit Faik Bruçi. Z. Kolari tregoi sesi kishte hyrё nё lidhje me Vatrёn 40 vjet tё shkuar pёrmes kryetarit tё saj tё ndjerё z. Agim Karagjozi dhe shpjegoi se çfarё e mbante atё tё lidhur pas Vatrёs, ku çёshtja kombёtare ёshtё e shenjtё.

Editori i Diellit i ka pёrshkruar mysafirit rrugёtimin 110-vjeçar tё “Diellit” dhe punёt e mёdha kombёtare qё ka kryer Vatra pёrgjatё 10 vjetëve tё ekzistencёs sё saj nё SHBA.

Ish-nёnkryetari i Vatrёs Asllan Bushati, pasi i ka uruar mirёseardhjen mysafiritit, i ka folur pёr veprimtaritё e Vatrёs dhe kontaktet e tij tё para me Vatrёn qё nё vitin 1992 e mё pas gjatё riatdhesimit tё eshtrave tё Faik Konicёs nё Tiranё mё 1995.Anёtari i Kryesisё sё Vatrёs, njёkohёsisht arkёtar i Vatrёs, z. Marjan Cubi, i uroi mirёseardhjen mysafirit dhe i tregoi sesi kishte ardhur ai nё Vatёr qё nё vitin 1989 dhe qё ende edhe sot pёrmendet si shqiptari i parё prej Kosove qё u anёtarёsua nё Vatёr para 40 vjetëve, dhe qё prej asaj kohe nuk ёshtё shkёputur mё prej saj.Marjan Cubi ka folur edhe pёr veprimtaritё dhe qёndrimet e pёrbashkёta pёr Kosovёn dhe çёshtjen kombёtare nё tёrësi tё Vatrёs dhe tё degёs sё LDK-sё nё SHBA, tё cilёn ai edhe pati drejtuar pёrdisa vjet.

Mysafiri Bruçi falënderoi pёr pritjen e ngrohtё dhe shprehu kёnaqёsinё qё pёr tё

parёn herё vizitoi njё tempull tё atdhetarisё nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs. Miqtё e mi mё kanё shёtitur nёpёr Amerikё, mё kanё bёrё turne me anije e me helikopter, por kёnaqёsinё mё tё madhe e ndjeva gjatё kёsaj vizite te Vatra.

Ai i shkroi mbresat nё librin e vizitorёve, ku shёnoi edhe kёtё fragment: ”Mendoj se çdo shqiptar qё viziton Nju Jorkun, patjetёr duhet tё vizitiojё Vatrёn. Kёtu është historia e shqiptarёve tё Amerikёs pёr mё shumё se njё shekull;kёtu pashё sesi Vatra luajti rolin e shtetit, kur shteti shqiptar kishte vdekur; pashё sesi Vatra organizoi shёrbimin diplomatik nё Europё dhe SHBA, kur s’kishim shtet, pashё dhe preka emёr pёr emёr fushatёn e madhe pёr shpëtimin e Shqipёrisё, pashё gjurmёt e pёrgatitjes sё gardёs civile me trupat vullnetare tё Vatrёs, qё mё 1920 shkuan tё shpёtojnё Shqipërinё sё bashku me bandёn muzikore tё Vatrёs, pashё gjurmёt dhe eksponatet e Huasё Kombёtare, kur Vatra shpёtoi financiarisht qeverinё shqiptare tё dalё nga Kongresi i Lushnjёs, pashё fushatat e organizuara nga Vatra pёr tё ndihmuar familjet çame qё endeshin nёpёr rrugёt e Shqipёrisё pas masakrave tё Zervёs….

pashё fotografitё e martirёve tё Vatrёs qё shkuan tё bёnin Shqipёrinё dhe morёn si shpёrblim plumba, burgje dhe kampe internimi     nga     diktatura     komuniste…

Kushdo qё   e   viziton   kёtё   tempull,   do tё ndihet krenar dhe i mallёngjyer pёr atё çfarё kanё bёrё mёmёdhetarёt pёr mё shumё se njё shekull pёr tё ruajtur pavarёsinё e Shqipёrisё qё kemi sot.”

Zoti Faik Bruçiu u shpreh se ndihej shumё i lumtur qё pati mundёsinё ta prekte kёtё histori të shkёlqyer. Urime Vatrёs dhe vatranёve! (Dielli)

Dalip Greca

 

Shoqëria “Bruçi” dhe “Jon 2002” shpk
Kompanitë “Bruçi” dhe Jon “2002” në aktivitetin e tyre janë karakterizuar nga korrektësia dhe Treguesit ekonomiko-financiarë kanë qenë gjithmonë pozitivë dhe rentabël. Janë karakterizuar nga korrektësia në shlyerjen e detyrimeve me institucionet tatimore e financiare. Personeli inxhiniero-teknik është i kualifikuar dhe kompetent për kryerjen e detyrave. Gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 100 tenderime me pjesëmarrje dinjitoze në tregun e konkurrencës dhe prokurimit publik. Përsa i përket aktivitetit të ndërtimit, të dyja kompanitë kryesisht kanë punuar në ndërtimin e objekteve të reja sociale, industriale dhe civile, në rikonstruksionin e objekteve të ndryshme, instalimin , montimin e sistemeve të ngrohjes, linjave elektrike të tensionit të lartë dhe të mesëm, ndërtimin e ujësjellësve, rrugëve etj.

Trungu i familjes Bruçi

NË AMERIKË/Shpeshherë, pothuaj të paktën një herë në vit, unë udhëtoj për në Amerikë, ku kam dhe dy vëllezërit e mi, Rexhepin dhe Shabanin. Rexhepi ka mbi 20 vjet që punon e jeton atje, ndërsa Shabani ka lëvizur atje vitet e fundit. Njëkohësisht atje kam shumë shokë, miq, të njohur e të afërm nga zona ime e më gjerë.
Ajo që ma shton dëshirën edhe më tepër për të vajtur atje, është dhe fakti se vëllai im Rexhepi ka aktivitetin e tij në fushën e ndërtimit me emrin “Bruçi Construction”, duke qenëi suksesshëm e rentabël në aktivitetin e tij, të shtrirë kryesisht në New York, Manhatan. Aktivitetin e ka plotësisht të organizuar, duke ndjekur të gjitha rregullat e procedurat që kërkon ligji amerikan. Të bën përshtypje zyra e tij e punës, e cila është e mirorganizuar. Në një vend ku konkurrenca dhe ligji nuk kanë vend për tolerancë, duhet të jesh i përgatitur e i kualifikuar në çdo drejtim për të arritur synimet. Dhe kësaj Rexhepi ia ka arritur.

 

Me shokët dhe të afërmit
Kam një respekt të veçantë për të gjithë miqtë, shokët dhe të afërmit e mi, të cilët me praninë dhe kontributin e tyre jo vetëm në marrëdhënie pune, por dhe në ato shoqërore, më kanë mbështetur dhe ndenjur afër, në çdo sfidë të jetës sime. Ata kanë qenë miqtë më të mirë në rrugën dhe frymëzimin tim për të kapërcyer çdo moment të vështirë e për të ecur përpara.

Personeli administrativ i shoqërisë “Bruçi”e “Jon 2002” shpk në vite
Një ndër sukseset e shoqërive “Bruçi” dhe “Jon 2002” është se në themel të tyre qëndron veprimtaria dhe kontributi inxhiniero- teknik i gjithë administratës, që me punën e tyre profesionale dhe të përkushtuar kanë arritur suksese në të gjitha aspektet e veprimtarisë së këtyre subjekteve. Faik Bruçi e ka vlerësuar gjithmonë punën si një domosdoshmëri për të ecur përpara, për të realizuar të gjitha detyrat dhe objektivat në dinamikë e kohë, duke mos pasur asnjë penalitet dhe problem madhor, veçanërisht në fushën e ndërtimit.

Vazhdimisht ai ka theksuar se, falë profesionalizmit dhe korrektësisë që i ka karakterizuar drejtuesit, duke mos toleruar aspak në zbatimin e ligjit, sot është i lumtur që për një periudhë kohore mbi 30-vjeçare të aktivitetit të tij si biznesmen nuk ka pasur asnjë avari dhe aksident në punë.
Faiku është krenar për kontributin e personelit drejtues e teknik që punoi dhe punon për një kohë të gjatë.