Nuk duhet lejuar ndërtimi i Kulmit të Piramidës dhe Kultit të Individit

0
652

Nga Ardit Gjinali (Anëtar i Këshillit Këmbëtar të PD)
Dëshira e dukshme e promovimit të formave të reja të Piramidës mvesh qëllimin e padukshëm të evokimit të një të shkuare asfare të dëshirueshme për tu kujtuar, por në të njëjtën kohë për të mos u harruar. Piramida fizike vijon të qëndrojë në të njëjtën hapësirë territoriale varësisht kohës së ndryshme me të njëjtën e ndërtuar, me formë të ndryshuar në kohë të ndryshme me vitin e ndërtimit,  por kohë fatkeqësisht e njëjtë në evokimin e praktikave negative të autoritarizmit dhe inkurajimit të kultit të individit , gjithashtu.

Forma e secilës Piramidë mund të ndryshojë, por kulmi i së tillës mbetet i njëjti, i pandryshueshëm në formë , përmbajtje, mesazh ….është “kulmi” që dëshmon jo vetëm nivelin më të lartë në kontekstin e strukturës ndërtimore, por gjithashtu nivelin më të lartë hierarkik të vendimmarrjes dhe ekzekutimit të të njëjtës….”kulmi” rreket të kultivojë kohë pas kohe “kultin” e të quajturit “individ” që shndërron në “numërorë” secilin nivel të Piramidës që pason “kulmin”.

“Kulmi” dhe “Kulti” , të njëjtët individualë pavarësisht varësisë së dallueshme mes “nocionit fizik” dhe të njëjtit “hapësinor” , mbeten reciprokisht ndihmues jo vetëm në gërma;- “i dyti” nuk mund të “ndërtohet” në mungesë së të “parit” kurse i “pari” shndërrohet në strehën e mëkateve të vazhdueshme të të “dytit”;- ndërveprimi “kulm-kult” konsolidohet duke rrezikuar njehsimin fatal për fatet e një shoqërie, i tilli fatalitet me efekt të shumëfishtë përkatësisht në të tashmen apo të ardhmen e shoqërive përkatëse.

“Kulmi” dhe “Kulti” ndërtohen si vullnet i verbër i arradhës pa rradhë të duartrokitësve dhe brohoritësve gjithëfarësh, vullnet i arsyes së munguar dhe robërimit të shpirtit individual njerëzor;- “një individ” nën zgjedhën e rendit të “Kultit” është parathënia e një shoqërie nën sundimin e “Kulmit” ku “Kulti” ndërtohet dhe shndërrohet në një monstrum mbytës ndaj secilës qelizë frymëmarrjeje përmes lirisë së mendimit njerëzor dhe veprimit shoqëror.

“Kulmi” dhe “Kulti” duhen shembur, por sfida më e rëndësishme e secilit fluks të shëndetshëm shoqëror mbetet pengimi i ndërtimit të të njëjtëve; themelet e ndërtimit të të njëjtëve nuk bazohen në fuqinë e shoqërisë, por në forcën e sundimit që rreket të shembë secilin fluks të shëndetshëm  shoqëror që do të ishin pengesa, kufizimi dhe ndalimi i instalimit të themeleve të “Kulmit” dhe “Kultit”.

Nuk mund të ketë një  “Kult individi” të ndërtuar pa një “Kulm”, por një shoqëri mund të qëndrojë nëse dy të tillët e përmendur më lartë shemben;- përtej shembjes fizike, është e njëjta që duhet “shembur”në mendimin shoqëror përmes një veprimi ndalues ndaj secilës formë që mund të jetë themeli i ndërtimit të “Kulmit” dhe “Kultit”;- pjesëtarët e lirë të një shoqërie nuk mund të jenë ndihmuesit me vetëdije të munguar   të ndërtimit të “Kultit të Individit”, i tilli që pushton “Kulmin” dhe robëron shoqërinë.

Përditshmëria e shoqërisë Shqiptare është shenjuar nga imponueshmëria e “kultit të individit” që vijon shpërfaqjen në forma të ndryshme, por thelb dhe mendësi të njëjtë;- nuk duhet lejuar ndërtimi i të njëjtit përmes inkurajimit të instrumentave të llogaridhënies, transparencës, ndarjes së pushteteve dhe barazisë përpara ligjit.