Një 39-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali, pas një skene në një funeral në kishë.
Më 3 nëntorit, gjatë një funerali në kishën e Madonna Pellegrina, në via Monti, Marinela Murati ka humbur toruan dhe pasi ka thirrur ‘Allahu Akber’ ka tentuar të rrëmbejë një statujë dhe ta hedhë në tokë.
Në këtë moment, dy oficerë e kanë kapur dhe i kanë vënë prangat. 39-vjeçarja ka humbur ndjenjat. Ajo u transportua me ambulancë në spitalin e Vigevanos (Pavia), ku edhe vdiq, raportojnë mediat italiane.
Dy oficerë të policisë lokale janë nën hetim nën dyshimin për vrasje