BallinaSocialeNgrohja Globale/ Temperaturat ekstreme kërcënojnë jetën e njerëzve pesë herë më shumë...

Ngrohja Globale/ Temperaturat ekstreme kërcënojnë jetën e njerëzve pesë herë më shumë deri në 2050. Ja çfarë thuhet në raportin e revistës shkencore!

Vapa ekstreme kërcënon jetën e njerëzve deri në pesë herë më shumë, deri në vitin 2050.

Sipas raportit të ‘Lancet Countdown’ për Shëndetin dhe Ndryshimet Klimatike, numri i vdekjeve të lidhura me nxehtësinë mund të rritet 4.7 herë deri në mesin e shekullit.

Ngrohja globale mund të pesëfishojë vdekjet e shkaktuara nga nxehtësia nëse nuk ndërmerren hapa të menjëhershëm për të kufizuar rritjen e temperaturës nën 1.5°C . Kjo është ajo çka del nga raporti vjetor i revistës shkencore ‘The Lancet’, kushtuar shëndetit dhe ndryshimeve klimatike, i cili thekson, ndër të tjera, se “bota po përballet me dëme të pakthyeshme” dhe kjo është arsyeja pse është e nevojshme të ofrohet “një përgjigje e përqendruar drejt shëndetit”.

“Bota po shkon në drejtimin e gabuar – shpjegohet – me investime dhe subvencione të vazhdueshme në sektorin e karburanteve fosile dhe me një prioritet të ulët për tranzicionin e drejtë energjetik”.

Raporti – i kryer nga University College London, përfaqëson punën e 114 ekspertëve nga 52 institute kërkimore dhe agjenci të OKB-së nga e gjithë bota, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizatën Botërore Meteorologjike (WMO) – paraqet 47 tregues që përfshijnë të rinj dhe metrika të përmirësuara për monitorimin e ndotjes së ajrit, financimin e karburanteve fosile dhe angazhimin e organizatave ndërkombëtare për përfitimet shëndetësore si dhe zbutjen e klimës. Për më tepër, ai publikohet në një moment thelbësor, pasi tani jemi në fund të vitit më të nxehtë të regjistruar dhe pak ditë para fillimit të samitit botëror të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, COP28 i planifikuar në Dubai.

Sipas raportit, “mungesa e veprimeve për të luftuar ndryshimet klimatike po çon në humbje jete dhe kushte më të këqija jetese”.

Ai nënvizon se si “vdekjet e lidhura me nxehtësinë tek të moshuarit” janë “rritur me 85% në dekadën e fundit dhe ndryshimi i klimës” po “ndikon sistemet thelbësore si uji, higjiena dhe prodhimi i ushqimit”.

Për më tepër, “humbjet ekonomike të lidhura me ngjarjet ekstreme të motit po rriten dhe godasin më shumë vendet me një indeks të ulët dhe mesatar të zhvillimit njerëzor, duke përkeqësuar pabarazitë globale”.

Për herë të parë në historinë e konferencave të klimës, do të ketë një ditë të tërë kushtuar shëndetit. Me këtë rast duhet të miratohet një deklaratë për shëndetin dhe klimën, por ekspertët mendojnë se mungon njohja e shkakut kryesor të dështimit të shëndetit publik.

Një letër e hapur e nënshkruar nga 46 milionë profesionistë shëndetësorë, drejtuar presidentit të COP28, Sulltan Al Jaber, i kërkon atij që të “angazhohet për një largim më të shpejtë, më të drejtë dhe më të barabartë të karburanteve fosile dhe të investojë në një tranzicion të energjisë së rinovueshme” .

Në vitin 2022, njerëzit u ekspozuan mesatarisht 86 ditë ndaj temperaturave të larta kërcënuese për shëndetin.

Autorët denoncojnë “neglizhencën e qeverive, kompanive dhe bankave që vazhdojnë të investojnë në naftë dhe gaz ndërsa sfidat dhe kostot e përshtatjes rriten dhe bota po i afrohet dëmeve të pakthyeshme. Autorët paralajmërojnë se pa veprime zbutëse vendimtare dhe të shpejtë për të adresuar shkaqet rrënjësore për shkak të ndryshimeve klimatike, shëndeti i njerëzimit është në rrezik serioz.”

Ata gjithashtu përshkruajnë “mundësinë që një tranzicion i drejtë i energjisë” mund të ofrojë “një reduktim të pabarazive shëndetësore dhe të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e të gjitha popullsive”.

Ajo që nevojitet është “veprim urgjent klimatik i përqendruar te shëndeti”, për të zhvendosur “ekonominë globale drejt një ekonomie me zero karbon, duke ofruar njëkohësisht mundësi transformuese për të përmirësuar shëndetin e popullatave të botës përmes një aksesi më të mirë të energjisë dhe sigurisë, ajrit më të pastër, më të sigurt, ujë të pijshëm, dieta dhe stile jetese më të shëndetshme dhe qytete më të jetueshme”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular