“Më ka droguar për të më përdhunuar”- Pas denoncimeve të deputetes arrestohet senatori francez

0
193

Një senator francez, Joël Guerriau, është arrestuar në shtëpinë e tij në Paris, pasi një deputete ka ngritur akuza ndaj tij se e ka droguar pa dijeninë e saj.

Sipas mediave vendase, ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së martës 15 nëntor në shtëpinë e Joël Guerriau, sipas RMC.

Senatori kishte lënë një takim me deputeten, me të cilin mbante marrëdhënie miqësore. Por pasi ajo kishte pirë një pije në shoqërinë e tij, ështt ndier keq dhe është larguar me nxitim.

Ajo shkoi menjëherë në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve dhe analizat zbuluan prani ekstazie në trupin e saj.

Ndaj deputetja ka ngritur akuza ndaj tij “për dhënien ndaj një personi, pa dijeninë e tij, të një substance që mund të dëmtojë aftësinë e tyre dalluese ose kontrollin e veprimeve të tyre për të kryer përdhunim ose sulm seksual”, një vepër penale kjo e dënueshme me 5 vjet burg dhe 75 mijë euro gjobë.

Policia arrestoi Joël Guerriau mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 18:00 dhe u vendos në paraburgim pa iu hequr imuniteti i deputetit.