Takimi i shkëlqyer i Bashës në Londër/Superpjesëmarrja dhe personalitetet në sallë, fal organizimit të Naim Hasanit

0
440

Pas disa takimeve në disa degë të PD në kuadër të riorganizimit të strukturave, Lulzim Basha ishte në Angli. Disa ditë para se të mbërrinte në Londër, kreu i degës së PD Britani e Madhe, Naim Hasani ishte kujdesur që për kryetarin e PD dhe liderin e opozitës, kryeministrin e ardhshëm, të kishte një takim më struktura të partisë si dhe qytetarë, madje jo vetëm atyre brenda trojeve zyrtare, por edhe ato shqiptare, nga shqiptarët e Kosovës. Me delikatesën që e karakterizon si qytetar i përgjegjshëm dhe garant i zbatimit të ligjit në Britani, si dhe një avokat i shquar që bën krenar çdo shqiptar, zoti Hasani do të bënte çmos që salla  e prenotuar për këtë qëllim të mbushej, por që gjithçka doli jashtë pritshmërive pasi numri ishte më i madh i qytetarëve fal interesimit. Tjeter fakt interesant ishte dhe që në takim merrnin pjesë personalitet shqiptare në Angli si; Genc Sejko, Alban Nuredini, Fatmir Terziu, Anduena Qefalia, Martin Kiri, demokrati qëndrestar Halil Kabashi etj.
Naim Hasani është një profesionist në Angli dhe politikën e ka pasion, është rreshtuar krah forcës politike euroatlantike siç është PD me drejtues Lulzim Bashën i bindur që ka zgjedhur rrugën e duhur në pritje të ditës që Shqipëria të pastrohet nga zullumi 30-vjecar i politikanëve dhe vendi ynë të hyjë në rrugëtimin që do t’i bashkohet familjes së madhe Europiane (BE).
Naim Hasani është kryetar i degës së PD Britani e Madhe, por ndërkohë është një histori suksesi. Jeton dhe banon në Londër ku dhe ushtron aktivitetin e tij prej vitesh si avokat dhe ka pas të bëjë dhe ka dhënë shumë për bashkëatdhetarët e tij. Naimit i është dashur ta nis nga fillimi, teksa ka shkuar në këtë vend shembull të demokracisë ku fal pasionit dhe nevojës për t’u shkolluar (pas diplomimit për Ekonomi në Shqipëri), energjisë për të ushtruar profesionin fuqishëm pas diplomimit ne Fakultetin e Drejtesise tek Universtiteti i Westminster në Angli, sot është një prej avokatëve më të njohur dhe më të suksesshëm atje! Janë më mijëra shqiptarët që kanë marr ndihmën e tij, janë dhe dy rastet, që realisht kanë spikatur dukshëm duke e kthyer atë në gladiator në përballjen me drejtësinë britanike.
Avokati Naim Hasani ishte i pari shqiptar që mbrojti një çështje në Gjykatën Supreme të Britanisë ne Dhjetor te vitit 2017, si dhe arriti të triumfonte duke ndryshuar ligjet Britanike për shtetësinë që ishin aplikuar gabim për 47 vite. Ai fitoi një çështje, ku dy bashkëqytetarë u njohën si shtetas britanik, edhe pse ishin regjistruar më parë si shtetas kosovarë, ndërkohë që ishin nga Shqipëria. Ky vendim hapi dritë jeshile për mijëra raste të ngjashme, po ashtu dhe për fëmijët e tyre që kishin këtë problem, për shkak të regjistrimit fillestar të prindërve si shtetas kosovarë.
Gazeta prestigjioze, “The Times”, ka botuar një shkrim lidhur me këtë histori suksesi për Naim Hasanin. Duhet theksuar se në këtë rubrikë të “The Times”, shkruhet vetëm për raste të rralla dhe avokatë të shquar. Në karrierë Naim Hasani ka një tjetër pikë kulminante. Zoti Hasani është një ndër avokatët e angazhuar në përballjen me vendimin e qeverisë britanike për mbrojtjen e çështjes së mos riatdhesimit të shqiptarëve dhe të tjerë emigrantëve azilkërkues drejt Afrikës më 14 qershor duke ia ka dal me sukses! Vetëm para 4 ditësh sërish Gjykata Supreme në Britani vendosi q% politika e qeverisë Britanike për të dërguar azilkërkuesit në Rëanda është e PALIGJSHME!”
Suksesi i avokatit shqiptar në Britani Naim Hasani nuk ka të ndalur. Kompania e tij Oliver & Hasani ka marrë vlerësim Excellence nga Ministria Britanike e Drejtësisë për shërbimet ligjore të azilit dhe emigracionit. Avokati me një eksperiencë të jashtëzakonshme në Britaninë e Madhe, është nominuar për çmimin presitigjoz “Avokati më i mirë për të Drejtat e Njeriut për vitin 2018”, në Britaninë e Madhe. Kontributi profesional i avokat Hasanit në ndihmë të shqiptarëve ka qenë edhe përmes asistencës që iu ka dhënë qoftë në komunikimet direkte telefonike apo rrjeteve sociale apo dhe përmes mediave për mënyrën se si duhet shkuar në rrugë të ligjshme në Britaninë e Madhe dhe se çfarë mundësish dhe shansesh kanë pasur për të qenë të ligjshëm në Britani pas mbërritjes përmes rrugëve ilegale.
Avokat Hasani është një emër shumë i njohur sa i përket çështjeve të azilkërkimit në Britani dhe kohët e fundit ai ka qenë mjaft aktiv duke iu përgjigjur thuajse të gjithë mediave jo vetëm shqiptare dhe shqipfolëse por dhe atyre britanike rreth dyndjes së madhe të emigrantëve shqiptarë përmes La Manshit duke kërkuar azil. Ka qenë i qartë në artikulimin ligjor duke pohuar që nuk është kjo rruga përmes së cilës mund të shkohet në Britani, sikurse ka qenë një zë i fortë në mbrojtje të bashkëatdhetarëve ndaj akuzave të pabaza duke pohuar se ata janë kriminelë. Zoti Hasani në çdo artikulim, në çdo prononcim ka pohuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve largohen nga Shqipëria për arsyje të skamjes dhe varfërisë dhe se për këtë përgjegjëse është politika shqiptare.
Zoti Hasani është i qartë në qëndrimin e tij, ai beson dhe e thotë me forcë se: -“fajtorë të kësaj situate janë ata që kanë drejtuar këto 32-vite Shqipërinë dhe që sot e kësaj dite përmes një aleance të fshehtë ose në heshtje janë që ta ruajnë njëri-tjetrin për të mbajtur kontrollin në parcelën e politikës së cilës shqiptarët në mënyrë dërrmuese nuk i besojnë më. Zoti Hasani thotë se përgjegjës për gjendjen ku ndodhet Shqipëria sot janë treshja Rama-Berisha-Meta, e artikuluar fillimisht nga Lulzim Basha dhe tashmë dhe një pjesë e medias si trekendëshi i Bremundës”. Këtë konstatim për mediat veçanërisht ato britanike z.Hasani e ka pohuar në cilësinë e avokatit, profesionistit, por dhe politikanit sepse ai është kryetar i degës së PD Britani e Madhe prej janarit të 2017.
Në konfliktin brenda PD, pasi nuk mund të quhet debat sepse  lëvizja Rithemelimit është luftë për pushtet, për karriget e thyera, Naim Hasani ka qenë siç pohon ai, krah së drejtës duke mbështetur vendimin e kryetarit të PD Lulzim Basha për pezullimin nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës deri në sqarimin e rrethanave .  Si avokat, por dhe qytetar perëndimor Naim Hasani mbështet SPAK në punën dhe misionin e ngarkuar nga ligji dhe Kushtetuta për të goditur korrupsionin ne nivele te larta nga ai Rilindas si dhe atë 33 vjeçar në Shqipëri.
Së pari, z.Hasani mendon që: “Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një elitë të re politike bazuar mbi meritokraci dhe jo metodat e vjetra të kapjes së individit dhe përdorjes së tij për qëllimet e lidershipit siç ka ndodhur më tani me politikën shqiptare”.
Së dyti, Naim Hasani është i mendimit dhe i qëndron fort atij që: “një qëndrim kundër aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar si SHBA dhe Britanisë së Madhe nuk çon në izolim vetëm PD, por dhe Shqipërinë dhe merr peng të ardhmen e saj!”.
Naim Hasani beson në vlerat e demokracisë së vërtetë që ende nuk ka ardhur në Shqipëri dhe shpreson që kjo ditë të trokasë dhe ai është i gatshëm të vazhdojë të kontribuojë sa të mundet edhe ne politiken aktive. Mediat e Tiranës shpesh e ftojnë Naim Hasanin jo vetëm në debate profesionale si avokat, por dhe ato politike i cili pavarësisht humorit të mediave dhe orientimit të tyre nuk ka munguar të marr pjesë, pra nuk ka refuzuar asnjeherë.
Naim Hasani shpreson që dhe në Shqipëri të vijë dita që të bëhet politikë si në Britani të Madhe dhe lutet që kjo të ndodh krahas zhvillimit të Shqipërisë një vendi të bekuar nga Perëndia. Ka mjaft ide politike dhe jo vetëm por dhe administrative, porse nevojitet terreni politik në Shqipërinë tonë të ndryshojë dhe shqiptari i sukseshëm në Londër, avokati dhe qytetari Naim Hasani të thirrej të jepte kontributin e tij dhe kjo veçse do t’i bënte nder politikës së Tiranës. Kur kemi parasysh çfarë përfaqësimi ka patur politika në Shqipëri një emër i tillë do të ishte një kontribut dhe për shtetbërjen dhe qasjes së një mentaliteti përëndimor në drejtim. Nuk dimë nëse Naim Hasani do të ishte gati të sakrifikontë të linte punët e tija të suksesshme në Londër për të dhënë më të mirën e tij për një Shqipëri Europiane, por një ftesë për një pozicion të rëndësishëm duhej.