Marrëveshja Rama-Meloni, tërhiqet Sali Berisha dhe kopjon Bashën: Do ta çojmë në Kushtetuese!

0
147

Pas mbledhjes së përbashkët të deputetëve të Gazment Bardhit dhe atyre të Rithemelimit, Sali Berisha, është tërhequr nga qëndrimet e mëparshme dhe ka deklaruar se është vendosur që marrëveshja e emigrantëve Meloni-Rama, do të çohet në Gjykatën Kushtetuese. Ai pranoj se ka patur shumë debate për këtë çështje.

Kujtojmë se më herët menjëherë pas publikimit të lajmit për marrëveshjen në fjalë, Partia Demokratike, nëpërmjet nënkryetarit Kreshnik Çollaku çoj në Kuvend kërkesën për një interpelancë me kryeministrin Rama.

Gjithashtu kryetari Lulzim Basha, deklaroj se do ta çojnë këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese.

Duket se Sali Berisha është detyruar që të tërhiqet nga një marrëveshje e heshtur me Ramën pas telefonatës me zëvendëskryeministrin italian dhe të kopjojë Lulzim Bashën pasi u akuzua se shiti demokratët që e përkrahin.

BerishaNjë mbledhje e cila analizoi gjerësisht zhvillimet. Pat një vlerësim për arritjen e një rëndësie të jashtëzakonshme po citoj veten, “ai tym dhe ajo bloz që nxiu fytyrën e Ramës dhe Nikollës, ndriçoi në mbarë botën opinionin publik botëror dhe mediat”.

U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë në drejtim të horizonteve të reja. Sa i përket marrëveshjes për emigrantët do të përgatitet teksti për në Gjykatën Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje të Kushtetutës, firma e Edi Ramës. Mendoj se ka shkelje e të drejtave të njeriut.

Qëndrimi i Ramës dhe Nikollës, është më anti-demokratike, më anti-ligjor dhe anti-kushtetues