“Si Prigozhini i Putinit”/ Haklaj: Breçani, krahu i djathtë i Berishës dhe Metës! Për shkak të bizneseve…

0
196

Anëtari i Kryesisë në PD, Azgan Haklaj për Dritare TV ka komentuar arrestimet e fundit në vend, pas operacionit me urdhër të SPAK. Haklaj tha se një prej të arrestuarve, Erzen Breçani është edhe krahu i djathtë i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Zoti Haklaj tregoi një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitet 2000 në Tropojë, ku humbën jetën shumë protestues dhe i përfshirë ishte edhe Breçani.

“Në vitet 2000, Meta pas ngjarje të 26 shtatorit dhe 28 nëntorit mori disa ekspedita ndëshkuese policeske ndaj malësisë së Gjakovës, Tropojës. Në këtë ekspeditë ishte edhe Breçani, policia futi në luftë shtetin me demokratët e Tropojës”, citoi ai.

“Breçani, krahu i djathtë i Berishës dhe Metës. Në vitet 2000, Meta pas ngjarje të 26 shtatorit dhe 28 nëntorit që çuan në vrasjen e disa protestuesve dhe plagosjen e 60 të tjerë, ai mori disa ekspedita ndëshkuese policeske ndaj malësisë së Gjakovës, Tropojës. Në këtë ekspeditë ishte edhe Breçani, policia futi në luftë shtetin me demokratët e Tropojës.

Përplasja ishte e Metës me qytetarët e Tropojës, që protestonin kundër politikave të së majtës. Dosja Tropoja ka mbi 200 vrasje, faturë e madhe që kanë paguar qytetarët. Tropoja ishte xhepi i fundit i lëvizjes për çlirimin e Kosovës, u bë pritës për vëllezërit e dëbuar.

Tropoja ishte në betejë me shtetin e vet, Ilir Metën. Edhe unë jam arrestuar në mënyrë të dhunshme, jam masakruar si Krishti. Në arrestimin tim mori pjesë edhe RENEA, por edhe persona jashtë policisë. Por u vërtetua se arrestimi im ishte i paligjshëm”, tha Haklaj.

Pse është Breçani i rëndësishëm për Berishën

Anëtari i Kryesisë në PD, Azgan Haklaj për Dritare TV deklaroi se arrestimi i Erzen Breçanit është goditja më e madhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e krahasuar atë si Prigozhini i Putinit.

“Breçani për shkak të bizneseve mbetet krahu i djathtë i Berishës e Metës, ishte në krye të sulmuesve të PD. Breçani, si Prigozhini i Putinit, është goditja më e madhe që ka marrë Berisha. Breçani ishte personazh i rëndësishëm për Berishën. Regjimi i Ramës, është konstruktuar nga binomi Rama-Berisha, në 2008 me ndryshimet kushtetuese, i është bërë atentat. Kemi një bashkëqeverisje të trekëndëshit të Bermudës, aleancë e kullave për të goditur SPAK-un.

SPAK është investimi më i rëndësishëm i SHBA, e vërtetojnë vendimet e fundit të Strasburgut për Gërdecin dhe 21 janarin. Mbështetje SPAK-ut ia jep vetëm Basha dhe PD, për çlirimin e demokracisë nga kthetrat e trekëndëshit.

Hamasi i Berishës ekzekutoi vendimin që ka sunduar në 30 vite, duke djegur liderin e tavolinës së Bashës. Pse sulmoi PD-në dhe jo qeverinë. Ishte kod, Meta sulmoi SPAK-un po ashtu edhe Berisha. Demokratët e dinë që ishte skenë, pritej që Berisha të bëhej zhurmë dhe Rama të miratonte buxhetin”, tha Haklaj.