BallinaKryesoreMënyra si u kualifikuam në Europian i kushton shtrenjtë Shqipërisë, rënie me...

Mënyra si u kualifikuam në Europian i kushton shtrenjtë Shqipërisë, rënie me pasoja në renditjen e FIFA-s

spot_img
spot_img

Kombëtarja shqiptare e futbollit ia doli që të kualifikohej në Europianin 2024 si kryesuese e grupit të saj eliminator. Për të arritur këtë, kuqezinjtë morën 2 pikët që i nevojiteshin në ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, por me një kosto të lartë, pasi kjo ka ndikuar ndjeshëm në renditjen e FIFA-s.

Kjo e fundit bazohet mbi rezultatet e ndeshjeve dhe forcën që ka kundërshtari që ke përballë, më saktësisht pozicionimi në klasifikim. Për fatin e keq të kuqezinjve, barazimet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe janë regjistruar ndaj dy skuadrave më të dobëta në renditjen e FIFA-s.

Për secilin nga këto rezultate, Shqipëria ka humbur pikë në renditje, në total 14,13 dhe që sjell një rënie prej tre vendesh në klasifikimin që FIFA do të zyrtarizojë në javën e  ardhshme. Tanimë kuqezinjtë do të zbresin nga vendi i 59-të që mbanin një muaj më parë, në vendin e 62-të në klasifikimin e FIFA-s.

Ky klasifikim është shumë i rëndësishëm në momentin kur hidhet shorti për kualifikueset e Botërorit, pasi nga ajo përcaktohet ndarja në vazo e skuadrave. Dhe për momentin, duke qenë në vendin e 30 mes skuadrave europiane me renditjen aktuale, Shqipëria do ta shihte veten në vazon e tretë. Ky është një problem po të mendosh se kualifikueset për Botërorin 2026 do të luhen në grupe me 4 dhe 5 skuadra ku vetëm e para kualifikohet direkt.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular