Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë gjatë natës në hyrje të qytetit. Raportohet se makina që drejtohet nga 34-vjeçari Arlind Qendro është përplasur me bordurën dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, i riu nga Saranda, i cili ndodhej i vetëm në automjet, ka humbur jetën. Ambulanca është njoftuar nga një qytetar që është bërë dëshmitar i aksidentit tragjik. 34-vjeçari është dërguar në spital, por pa mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërsa policia ka shkuar në vengjarje ku po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.