BallinaRajoniMarrëveshjet me Serbinë, kryeministri Kurti i vendosur: Nënshkrimi është garanci për zbatimin...

Marrëveshjet me Serbinë, kryeministri Kurti i vendosur: Nënshkrimi është garanci për zbatimin e tyre

spot_img
spot_img

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar dhe njëherë se nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë është garanci për zbatimin e tyre.

Deklaratat Kurti i ka bërë gjatë takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Mbretërisë së Belgjikës, Hadja Lahbib, e cila ishte e shoqëruar nga ambasadori i parë i Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier dhe delegacioni zyrtar.

Kurti pasi ka komentuar marrëdhënie mes Kosovës dhe Belgjikës, ka folur dhe për sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zvecanit.

“Në takim u fol edhe për situatën e sigurisë në rajon dhe për raportet e Kosovës dhe Serbisë në dritën e sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë të Zveçanit sot dy muaj më parë dhe takimin e 26 tetorit me liderët evropianë në Bruksel. Kryeministri Kurti e njoftoi ministren belge Lahbib për angazhimin dhe qasjen konstruktive që Kosova ka pasur përgjatë procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për qëndrimin e Kosovës në takimin e fundit në Bruksel në të njëjtën ditë kur po zhvillohej edhe Samiti i Këshillit Evropian. Ai ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatim të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, dhe se nënshkrimi i tyre është garanti i respektimit dhe zbatimit të tyre drejt një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë Kurti

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular