BallinaAktualitetMe një foto të veçantë, kryeministri Rama uroi 111 e Pavarësisë së...

Me një foto të veçantë, kryeministri Rama uroi 111 e Pavarësisë së Shqipërisë

Kreu i qeverisë së vendit, Edi Rama, ka uruar 111 e Pavarësisë së Shqipërisë.

Rama ka zgjedhur një foto ku shfaqet një vogëlushe me kostum tradicional shqiptar dhe një flamur kuq e zi, teksa shkruan në Facebook: Mirëmëngjes. Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë.

Me një foto të veçantë, kryeministri Rama uron 111 e

Kujtojmë se këtë 28 Nëntor, për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore. Parada do të fillojë në orën 11:00.

Parakalimi fillon nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”, aty ku do të bëhet ngritja ceremoniale e flamurit. Ndërkohë që presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit në orën 10:00 në Vlorë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular