BallinaKryesoreJorida Tabaku deklaron votën pro arrestimit të Berishës nga SPAK

Jorida Tabaku deklaron votën pro arrestimit të Berishës nga SPAK

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli për herë të parë në Euronews Albania në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për caktimin e masës së arrestit ndaj ish-kryeministrit Berisha.

E pyetur nëse do ta votonte kërkesën e SPAK në Kuvend, Tabaku u përgjigj duke thënë se PD nuk e ka betejën me SPAK dhe duhet të votojë çdo vendim që ky institucion sjell në parlament.

Megjithatë Tabaku theksoi se nuk është një lajm i mirë as për shqiptarët as për Partinë Demokratike që sot kemi një ish-kryeministër dhe ish-president përballë drejtësisë.

Tabaku ritheksoi se beteja e demokratëve nuk është me institucionet e drejtësisë por me kundërshtarin politik, ndaj dhe fokusi duhet të jetë aty.

“Nuk është gjë e mirë as për PD as për Shqipërinë që kemi një ish-kryeministër dhe ish-president që sot është përpara SPAK-ut, Nuk është as për Partinë Demokratike një lajm I mirë.

Partia Demokratike nuk e ka betejën me SPAK-un dhe nuk duhet ta ketë betejën me SPAK-un. PD ka insistuar shumë që SPAK të jetë ky që është sot. Çdo vendim që SPAK sjellë në parlament nuk ma merr mendja që do ketë ndonjëherë votën kundër të Partisë Demokratike. Sot nëse diskutojmë për një SPAK që të gjithë kërkojnë t’I marrin meritat, nga ndërkombëtarët tek kryeministri, sot ky institucion është ngritur në mënyrë të tillë, është pasi nga të 7-të ligjet e reformës në drejtësi vetëm ligji për SPAK-un u miratua me dakordësi. Partia Demokratike pati komente se u morën parasysh se ndërhyri ambasada amerikane. SPAK ka qenë një institucion me një ligj që u miratua me dakordësi. Unë jam personi që kam shkuar në SPAK më shumë se kushdo tjetër dhe jo për arsyet që shkojnë zyrtarët sot.

PD nuk e ka betejën me SPAK, por e ka me kundërshtarin dhe duhet të fokusohemi aty”, tha Tabaku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular