BallinaUncategorizedRishikohet buxheti 2023/ Përfitojnë bonus 5-10 mijë lekë disa kategori, 1144 punonjës...

Rishikohet buxheti 2023/ Përfitojnë bonus 5-10 mijë lekë disa kategori, 1144 punonjës të administratës një pagë shpërblim

Të gjitha kategoritë, nga përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët, ata me pension social apo aftësi të kufizuar, do të marrin 5 mijë lekë shpërblim për fundvit.

Po ashtu, përfitues të shpërblimit do të jenë edhe punonjësit e administratës shtetërore, pjesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor, bëri të ditur ministri i Financave, Ervin Mete, në një dalje për mediat.

“Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi miratuar Aktin Normativ për disa ndryshime të Buxhetit të vitit 2023, me synim kryesor plotësimin e paketës së solidaritetit, pas dy bonuseve të akorduara për pensionistët, plotësimin e kësaj pakete dhe për një sërë shtresash në nevojë.

Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë të shpërblimit që sapo iu akordua pensionistëve për:

 

 

64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike;

73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar;

36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike;

68 mijë invalidë të punës;

44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Gjithashtu, parashikohet një shpërblim për 1144 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet dypalëshe të zhvilluara në kuadër të procesit të negociatave për antarësim në BE, edhe për shkak të rezultateve të lavdërueshme dhe të vlerësimeve të larta që kanëmarrë edhe nga Komisioni Evropian.

Ministri sqaroi se disa kategori do të përfitojnë një shpërblim deri në 10 mijë lekë, ndërsa punonjësit e administratës, pjesë e procesit të integrimit do të marrin një pagë shpërblim.

“Bonusi është në të njëjtën masë që iu dha pensionistëve, ndërsa për disa kategori të posaçme me të cilët kanë përfituar, aktualisht invalidët e punës, gjithashtu përfitues të pensioneve familjare, praktikisht tani dyfishohet masa. Por edhe brenda kategorive që mbështeten me në këtë paketës, siç janë familjen në ndihmë ekonomike por me fëmijë, edhe ata marrin dyfishin e masës, që do të thotë marrin 10 mijë lekë të reja. Ndërkohë për punonjësit e administratës që kanë qenë pjesë e grupeve të procesit të integrimit do të jetë një pagë shpërblim”, specifikoi ministri.

Gjithashtu, ka një mbështetje për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor në një vlerë totale prej rreth 800 milionë lekë.

Ka një mbështetje për të gjitha bashkitë, si një shtesë granti të pakushtëzuar për të adresuar detyrimet e prapambetura. Shtesa totale për të gjitha bashkitë sipas listës së parcaktuar shkon në 2 miliardë lekë.

Gjithashtu, ka rialokime sa u përket shpenzimeve kapitale për financimin e projekteve infrastrukturore, në rrugë e ujësjellës, duke i dhënë një tjetër shtysë investimeve publike.

Në total, rialokimet që shpërndahen me këtë akt normativ janë rreth 20 miliardë lekë, ndërkohë që mbetet i pandryshuar niveli i planifikuar i të ardhurave, si dhe projeksionet për borxhin publik”./Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular