Efektivi i burgut të Peqinit, Indrit Dubali, ka treguar momentin kur është përballur me Sokol Mjacaj, pasi ky i fundit kishte qëlluar për vdekje në qeli Arben Lleshin, ngjarje e ndodhur mesditën e 15 Dhjetorit.
Gardiani u shpreh se 28-vjeçari i drejtoi armën për ta qëlluar duke e kërcënuar të hapte derën kryesore të ajrimit, ndryshe do ta vriste, sipas dosjes së Prokurorisë.
“Nen kercenimin e armes u detyraova hapa deren , pasi u tremba dhe u hutova. Ne momentin qe hapa deren ai vrapoi rreth vendin ku behen takimet dhe guzhina , nuk dinte ku te shkonte , kerkonte nje menyre per tu arratisur”, ka rrëfyer ai.
Ndërsa tregoi se i u vendosën në ndjekje së bashku me dy të burgosur të tjerë, Indrit Shaqa, i cili ishte i plagosur gjatë ndjekjes dhe Tomorr Caushi.
Por shtoi se Sokol Mjacaj u fut në dhomën e takimeve dhe priti derisa erdhi prokurori për t’u dorëzuar.
Dëshmia e Indrit Dubali për hetuesit: Jam banues i adreses se siperpermendur ne lagjen Cezme Peqin. Jam punonjes ne burgun e Peqinit , me pozicion vezhgues ajrimi ne kete burg. Kam punuar ne pozicione te ndryshme vetem ne kete burg. Punoj ne burgun e Peqinit prej vitit 2003. Kam qene ne pozicione te ndryshme pune si vezhgus kamerash, ke centrali ne pozicionin centralist, polic sektori, ke takimet ne periudha te ndryshme kohore. Prej 5 vitesh punoj si vezhgues ajrimi. Puna ime konkretisht marr te burgosurit nga sektori dhe i nxjerr ne ajri
Zakonisht jemi 2 (dy) punonjes qe merremi me shoqerimin e te burgosurve. Jane 2 sektore qe dalin ne orare te ndryshme. Hap deren kur del njeri sektor dhe futet sektori tjeter brenda. Sot ishin 2 veta , une dhe kolegu im Ilir Balla. Instruktazhin na e ben oficeri rojes. Jane 3 turne ajrimi nga 2 ore. Dalin 2 ore njeri sektor, 2 ore sektori tjeter. Fillon ne oren 07:50 dhe mbaron 13:50. Orari zyrtar eshte 08:00 deri 14:00.
Un ne momentin e ngjarjes isha jashte ne ajrosje dhe po prisje te futeshin te burgosur ne sektorin nr 1. Kaluan disa tnga te burgosurit dhe u drejtuan per te dera per tu futur brenda. Ne oren 13:50 degjova nje zhurme qe erdhi nga kollona 1+2 ne katin e pare te burgut. U hutova per momentin dhe afrova per te pare se cfare ndodhi.
Ne ato momenta pash qe u kthye mbrapsh i burgosuri Sokol Mjaca me nje arme ne dore dhe ma drejtoi drejt meje per te me gjuajtur. Pasi me drejtoi armen me tha: “Hap deren kryesore te ajrimit, se perndryshe do te vras”. Nen kercenimin e armes u detyraova hapa deren , pasi u tremba dhe u hutova. Ne momentin qe hapa deren ai vrapoi rreth vendin ku behen takimet dhe guzhina , nuk dinte ku te shkonte , kerkonte nje menyre per tu arratisur.
Vrapova mbas tij me 2 te burgosur te tjere per ta ndaluar , konkretisht me shtetasit Indrit Shaqa i cili ishte i plagosur gjate ndjekjes dhe Tomorr Caushi. Nuk degjoi thirrjeve dhe u fut direkt ne korridorin e takimeve dhe terhoqi deren nga brenda por nuk e mmbyllte dot. Brenda ishin punonjset e takimeve dhe terhoqa deren dhe nxorra punonjsen Burbuqe Manahasa nga dhoma.
Dolen punonjesit qe ishin brenda te cilet ishin kercenuar qe mos lini te futet njeri brenda. Ngeli vetem shtetasi Sokol Mjaca ne korridor dhe e mbylli plotesisht dhomen. Kerkonte takim vetem me Prokurorin e Pergjithshem. Kemi bere thirje disa here per tu dorzuar nga Drejtori Burgut dhe nuk pranonte te dorezohej. Me pas kam ikur ngaqe u bene shume veta dhe leviza nga ai vend.
Ne kontrollohemi me skaner, i heqim rrobat , xhupin kepucet rripin oren celsat dhe mjete metalike dhe i fusim ke govata per te kaluar ne skaner. Vete futemi me shapka dhe kontrollohemi me detektor. Sot e kam bere kontrollin ne oren 07:35. Nuk ka pasur raste per tu futur sende te ndaluara brenda. Kjo eshte hera pare e degjuar nga ana ime. Kontrollin na e ben kontrolli i burgjeve dhe futemi ne regjim