BallinaEkonomiHekurudha Durrës-Prishtinë, lidhet kontrata për studimin e fizibilitetit

Hekurudha Durrës-Prishtinë, lidhet kontrata për studimin e fizibilitetit

spot_img
spot_img

Kontrata me kompaninë fituese që do të zhvillojë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Tiranë tashmë është lidhur dhe vlera e saj finale është rreth 202 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Bashkimi i operatorëve ”ILF Consulting Engineers Austria GmbH & ABKONS SH.P.K u shpallën fitues vetëm pak kohë më parë teksa procedura mori më shumë se një vit kohë për finalizim për shkak të problemeve që u hasën.

Procedura përfundoi në Komisionin e Prokurimit Publik dhe më paas u rishpall. Kohëzgjatja për zbatimin e kësaj kontrate mes Hekurudhës Shqiptare dhe kompanisë fituese është 14 muaj në fund të të cilit do të dorëzohet edhe studimi.

Projekti për hekurudhën

Kostoja e përafërt e hekurudhës Durrës-Prishtinë është llogaritur në 700 milionë euro. Kjo linjë cilësohet e një rëndësie të veçantë.

“Ideja e ndërtimit të kësaj linje hekurudhore është e një rëndësie të trefishtë. E para është se përmes kësaj linje hekurudhore shkëmbimi i transportit të mallrave ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit më të gjerë do të rritet ndjeshëm për shkak të kostove më të ulëta dhe kapaciteteve më të mëdha; e dyta lidhet me zhvillimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve i cili do të jetë shumë tërheqës dhe i favorshëm për të dy vendet dhe më gjerë; ndërsa e treta është se kjo linjë hekurudhore ofron alternativën më të mirë dhe më të favorshme për lidhjen më të shkurtër të rrjetit hekurudhor të Shqipërisë, përkatësisht të korridorit hekurudhor VIII (tetë) me korridorin hekurudhor X (dhjetë)” thuhet në dokumente.  Të njëjtat nënvizojnë disa alternativa për ndërtimin sa i takon gjurmës ku kalon.

Alternativa 1: Ndërtimi i linjës hekurudhore (Mjedë – Kufi në Qafë Morinë – Kramovik)

Pjesa shqiptare e itinerarit

Lidhja hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është konceptuar si një linjë shumë e vështirë, sepse kalon një terren malor. Gjatësia totale nga Mjeda deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 km. Shpejtësia maksimale e projektimit parashikohet të jetë 100 km/orë.

Alternativa 2: Ndërtimi i linjës hekurudhore (Milot – Kufiri në Vërmicë – Landovicë).

Pjesa shqiptare e itinerarit

Që nga viti 1999, lidhja hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është ideuar përmes linjës ekzistuese nga Miloti drejt qytetit të Rrëshenit dhe zgjatimit më tej drejt grykës së Fanit të Vogël. Në vitin 2005, në trupin e trasesë hekurudhore, në dalje nga stacioni i Milotit në drejtim të stacionit të Rubikut, filloi ndërtimi i autostradës Milot – Rrëshen – Kalimash. Pjesa Shqiptare e linjës së bashku me pjesën Milot – Rrëshen mbulojnë një gjatësi prej rreth 108 km. Kjo pjesë ka një tunel me gjatësi rreth 11.5 km i cili futet në zonën e Bisakut dhe del në zonën e Drinit të Zi pranë Skavicës.

Alternativa 3: Do të përcaktohet nga vete konsulenti

Kjo alternative mbetet për t’u analizuar dhe përzgjedhur nga vete Konsulenti, sipas vizitave në terren dhe përllogaritjeve të kryera dhe si e tillë do t’i propozohet Klienti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular