BallinaPolitike“S’kemi dyshime për fitoren”- Beteja për vulën, sekretari për Çështjet Ligjore në...

“S’kemi dyshime për fitoren”- Beteja për vulën, sekretari për Çështjet Ligjore në PD: Çështja mund të zgjidhet para pranverës. Vendimi i Gjykatës së Lartë pozitiv

spot_img
spot_img

I ftuar në  një lidhje direkte në News 24, sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Rezart Kthupi, ka folur në lidhje me betejën që po zhvillohet mes demokratëve për vulën e Partisë Demokratike.

Kthupi u shpreh se vendimi i fundit nga Gjykata e Lartë është pozitiv pasi ka zgjidhur problematikën e njohjes së dy palëve, por edhe ka urdhëruar shqyrtimin në themel të çështjes nga Apeli.

Sipas tij brenda PD-së janë të sigurt se Kuvendi i 11 Dhjetorit i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të njihet

Sa i përket afateve kohore, Kthupi tha se çështja mund të zgjidhet para pranverës së vitit të ardhshëm, ndërsa i pyetur se çfarë do të ndodhë nëse gjykata i jep të drejtë Rithemelimit, ai u shpreh se “kjo do t’i lihet kohës”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë është shumë pozitiv dhe zgjidh problematikën e njohjes së dy palëve. E dyta është kërkesa që i besuam Apelit, shqyrtimi në themel i çështjes. Gjykata e Apelit refuzoi ta bënte këtë, por Gjykata e Lartë e kërkoi.

Ne kemi kërkuar që rasti të zgjidhet sa më shpejtë. Ne jemi të bindur që do të provohet se Kuvendi i 11 Dhjetorit nuk i zbaton kriteret dhe ligjet për partitë politike. Ndaj ne besojmë se kursimi i kohës në shkallët e drejtësisë është gjë pozitive. Sot zyrtarisht njihet PD me kryetar Lulzim Bashën.

Shpresojmë se çështja do të zgjidhet para pranverës së vitit që vjen. Nëse gjykata vendos pro Rithemelimit, kjo do t’i lihet kohës. Jemi shumë të bindur që nëse gjykimi bëhet në themel nuk do të humbim këtë çështje. Basha dhe gjithë strukturat drejtuese të PD kanë besim te avokatët për fitimin e çështjes”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular