EMRI+FOTO/Zhduket pa gjurmë shqiptari në Angli, policia britanike ngre alarmin për gjetjen e tij

0
801

“Blutë” angleze po apelon për informacion për të gjetur një shqiptar të raportuar të zhdukur në Leeds, i cili nuk është parë që nga vera e vitit 2023.

39-vjeçari me emrin Adriatik Buci, i cili ka ‘ngritur në këmbë’ policinë britanike për gjetjen e tij. Oficerët dëshirojnë të flasin me këdo që ka parë ose ka informacion për Adriatik Bucin. 39-vjeçari përshkruhet si ‘i bardhë, tullac, me mjekërr dhe sy kafe’.

Ai u pa për herë të fundit i veshur me një xhup gri me mëngët të përveshura mbi bërryla dhe pantallona të shkurtra të bardha me këpucë bardh e zi, thotë policia.

Një zëdhënës i policisë së West Yorkshire tha: “Hetimet kanë qenë në vazhdim në zonat e qendrës së qytetit Gipton dhe Leeds, të cilat ai dihet se i frekuenton dhe dihet se herë pas here kthehet në vendlindjen e tij, Shqipëri.about:blank

“Kushdo që ka parë ose ka ndonjë informacion rreth tij, i kërkohet të kontaktojë Policinë e Qarkut të Leeds në 101 duke iu referuar referencës së policisë 13230425885 ose në internet.”

Zhduket pa gjurmë shqiptari në Angli, policia britanike ngre alarmin