Prof.Asc.MARSIDA DULI/Klasi në diagnostikimin e sëmundjeve të veshkave

0
1049

Nëse do të flisnim për një problematikë që na prek të gjithëve kohët e sotme, ajo është patjetër largimi i mjekëve dhe sistemi shëndetësor në tërësi.

Së fundmi Class ka patur një mundësi bashkëpunimi me një klinikë mjekësore, Premium Clinic, e cila është e ndërtuar mbi standarde dhe baza të forta profesionaliteti. Në këtë klinikë u njohëm me nefrologen prof. Asc. Marsida Dulin, e cila nuk është pajtuar në asnjë moment me vendimin për t’u larguar nga vendi.

Doktoresha na shprehu se gjithnjë ka patur projekte konkrete, me të cilat ka synuar që formimin e saj akademik, profesional, eksperiencën e saj të më shumë se 15 viteve, si dhe një investimi familjar të konsiderueshëm ta vërë në shërbim të qytetatrëve.

Premium Clinic është tashmë një realitet i cili bazohet së pari në profesionalizmin e disa prej personaliteteve më të rëndësishme të mjekësisë shqiptare të cilët angazhohen në këtë klinikë, por edhe një grupi mjekësh të rinj mjaft dinamikë dhe tejet të përgatitur.

PREMIUM CLINIC është një filozofi në shërbim të pacientit

Aparaturat mjekësore diagnostike janë fjala e fundit e tekonologjisë mjekësore dhe një garanci për diagnostikimin e duhur nga mjekët. Premium Clinic nuk është thjesht një klinikë, është një energji profesionale, traditë familjare, bashkërendim të personaliteteve dhe vlerave në shërbim të pacientëve. 

Eshtë ky shembulli më i mirë që duhet përshëndetur për faktin sepse kur profesionistët qëndrojnë, investojnë dijet dhe eksperiencën e tyre profesionale, ky do të jetë një sinjal që ky vend ka të ardhme dhe brezat në profesione të ndryshme do të inkurajohen që të ndjekin këtë rrrugë!  

Kush është Prof.Asc.MARSIDA DULI?

Ish-studentja e Fakultetit të Mjekësisë Tiranë, Prof.Asc.MARSIDA DULI sot është mjeke nefrologe pranë Shërbimit Nefrologjisë dhe Dializës në QSUT.

E ardhur nga një zonë arsimdashëse si Shkodra, djep i qytetërimit dhe kulturës shqiptare dhe mbi të gjitha nga një familje mjekësh ka të gjithë eksperiencën e duhur dhe kualifikimet e mundshme për profesionin që ushtron.

Doktoresha ka kryer studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka kryer studimet “Master”, për “Menaxhim Shëndetësor” në Universitetin e Sienes në Itali e më pas edhe studimet e specilizimit afatgjatë në Nefrologji dhe Dializë.

Ka ndjekur shumë kualifikime pas universitare kryesisht në specialitetin e Nefrologjisë dhe është pedagoge e Anatomisë në Departamentin e Morfologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Prof.Asc. MARSIDA DULI ka një eksperiencë të gjatë si mjeke dhe mbi 15 vite si pedagoge por edhe drejtuese e disa institucioneve të arsimit të lartë. Ka eksperiencë të gjatë klinike dhe ka kontribuar duke lënë gjurmën e saj në formimin e shumë brezave të profesionistëve të shëndetësisë në vend.

Një tjetër angazhim i znj.Duli ka qenë si Këshilltare e Ministrit të Shëndetësisë si pjesë e projektit Lead Albania, të mundësuar nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim. Marsida Duli, mban titullin akademik ‘’Profesor i Asociuar’’.

Gradën shkencore ‘’Doktor i Shkencave’’ e ka mbrojtur përmes studimit të thelluar, zhvilluar në imazherinë e veshkave dhe ka botuar disa tekste shkencore dhe akademike.

Doktoresha si profesoniste dhe histori suksesi

Prof.Asc.MARSIDA DULI art të vetin ka komunikimin, një armë e fortë për marrdhëniet mjek-pacient. Ata që kanë pasur mundësinë të trajtohen nga doktoresha, të pyetur të thonë fjalët më të mira dhe kanë veç bekime për të! Ndihen më të lehtësuar nga dhimbjet, jo vetëm me shërbimin dhe trajtimin që marrin, por dhe me fjalët e ëmbla që doktoresha u shpreh!

Marsida Duli është në listën e mjekëve që cilësohen si aset në sistemin shëndetësor shqiptar, pasi zotëron çdo kriter profesional dhe cila është e denjë të punojë në çdo spital europian, për atë çfarë ka punuar dhe përfituar fal një pune të madhe studimore dhe eksperimentale. Aftësitë e Prof.Asc. MARSIDA DULI vijnë të ndërthurura me literaturë dhe eksperiencë perëndimore që në hapat e para të saj të mbarimit të studimeve.

Jo vetëm në shërbim të pacientëve, por dhe në auditore si pedagoge dhe drejtuese, Marsida merret si shembull për ata që duan të kenë karrierë të shënjuar!

“Sekreti i suksesit është të mos rreshtësh se përditësuari në mënyrë sistematike dijet edhe pas studimeve pasi të kualifikuarit në fushën e mjekësinë nuk mbaron asnjëherë” – u shpreh Marsida për Class.

Në këtë artikull të dedikuar për Prof.Asc.MARSIDA DULI ju do të gjeni çdo përgjigje që ju duhet në lidhje me problematikat e sëmundjeve në veshka.

NEFROLOGJIA, ÇFARË NUK DIMË PËR TË?

Nefrologët janë në vijën e parë në nivel botëror në përpjekjet për të frenuar përhapjen e sëmundjeve kronike të veshkave, këto një faktor kryesor rreziku shumë i lartë për sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje. Si rezultat i rritjes të faktorëve që predispozojnë individët me sëmundjeve kronike të veshkave, të tilla si hipertensioni, diabeti dhe të tjera të lidhura me stilin e jetës të pacientëve, parandalimi dhe zbulimi i hershëm është bërë një prioritet global i kujdesit shëndetësor.

Nefrologjia është një disiplinë unike ndërseksionale e mjekësisë. Nefrologët përballen dhe trajtojnë pacientët me situata shëndetësore që përfshijnë një shumëllojshmëri të subspecialitete të tjera të mjekësisë, duke përfshirë komplikacionet renale të sëmundjeve infektive, kardiologjike, endokrinologjike, gastroenterologjike etj. Disa nga situatat shëndetësore jetëkërcënuese që lidhen me rënien e shpejtë të funksionit të veshkave, si çrregullimet në lëngjet e trupit, elektroliteve dhe acido-bazike, trajtohen specifikisht nga mjekët Nefrologë.

Trajtimi i Sëmundjes Renale përfshin modifikimin e dietës dhe monitorimin e parametrave të metabolizmit mineral, dhe përbën një pjesë të madhe të shërbimit që ofrohet nga nefrologë. Referuar të dhënave statistikore botërore, 1 në 10 të rritur vuajnë nga Sëmundja Kronike e Veshkave, tashmë gjithnjë e më e zakonshme, më e dëmshme, e cila nëse nuk trajtohet mund të jetë vdekjeprurëse. Në botë rreth 850 milion njerëz vuajnë nga Sëmundjet Kronike të Veshkës, dhe mbi 2 milion jetojnë duke marrë trajtim me Dializë, e njohur ndryshe dhe si terapia zëvendësuese renale.

Vdekshmëria nga sëmundja renale kronike rritet çdo vit, dhe në këtë mënyrë në vitin 2040 do të jetë shkaku i 5-të kryesor i vdekjeve në botë. Zbulimi i hershëm i sëmundjeve të veshkës lejon kujdesin dhe menaxhimin e përshtatshëm (adekuat) të sëmundjes, në shërbim të parandalimit të sëmundshmërisë, vdekshmërisë, dhe përmirësimit të kosto-efektivitetit të shërbimit shëndetësor.

PSE ROLI I NEFROLOGJISË ËSHTË VENDIMTAR NË MJEKËSI?

Aktualisht, patologjitë e veshkave janë shndërruar në një problem në nivel global, duke rrezikuar shndërrimin në një epidemi si pasojë e numrit shumë të lartë të pacientëve të prekur.

Kostot e trajtimit të këtyre sëmundjeve janë një sfidë e sistemeve shëndetësore në nivel botëror pasi ato janë shumë të larta.

Trajtimi i hershëm i këtyre sëmundjeve dhe edukimi i popullatës për parandalimin e tyre janë sfida të shëndetit publik.

Në këtë kuadër roli i mjekut nefrolog duhet fuqizuar në sistemin tonë shëndetësor për të ulur koston e trajtimit të sëmundjeve renale kronike.

CILAT JANË PATOLOGJITË KRYESORE TË VESHKAVE QË TRAJTOHEN NGA MJEKU NEFROLOG?

• Dëmtimi kronik i veshkës;

• Dëmtimi akut i veshkës;

• Gurët në veshka;

• Glomerulonefritet;

 • Infeksionet e Traktit Urinar;

• Sëmundjet Reno-Vaskulare dhe Hipertensioni;

• Sëmundja Polikistike Renale;

• Sëmundjet e veshkës në shtatzëni;

• Sëmundjet malinje të veshkës. 

NË CILAT RASTE PACIENTI DUHET TË MARRË TAKIM ME MJEKUN NEFROLOG?

Mjeku juaj i familjes mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e fazave të hershme të sëmundjes së veshkave. Megjithatë, ndonjëherë këto faza të hershme mund të mos kenë asnjë simptomë ose mund të kenë simptoma jo specifike si lodhje, probleme me gjumin dhe ndryshime në sasinë e urinës. Testimi i rregullt mund të monitorojë funksionin tuaj të veshkave, veçanërisht nëse jeni në rrezik për sëmundje të veshkave. Në këtë kategori përfshihen pacientët që vuajnë nga:

• Presioni i lartë i gjakut;

• Diabeti;

 • Sëmundjet e zemrës;

 • Pacientët që kanë histori të mëparshme të familjarëve me sëmundje të veshkave; Testimi mund të zbulojë shenja të uljes së funksionit të veshkave, të tilla si një ulje e vlerës së GFR ose një rritje në nivelin e albuminës në urinë. Nëse rezultatet e analizës suaj tregojnë përkeqësim të shpejtë ose të vazhdueshëm të funksionit të veshkave, mjeku juaj i familjes do t’ju referojë tek mjeku specialist Nefrolog

. Mjeku juaj mund t’ju referojë gjithashtu te një nefrolog nëse keni ndonjë nga të mëposhtmet:

• Infeksione të përsëritura të rrugëve urinare;

• Sëmundje kronike e avancuar e veshkave;

 • Sasi të mëdha të gjakut ose proteinave në urinë tuaj;

• Gurë në veshka;

• Presioni i lartë i gjakut që është ende i lartë edhe pse jeni duke marrë mjekimin përkatës;

 • Një shkak i rrallë ose i trashëgueshëm

SËMUNDJET KRYESORE TË VESHKAVE QË KANË RISK TË LARTË QË PROGREDOJNË NË SËMUNDJE RENALE KRONIKE

Sëmundja kronike e veshkave ndodh kur një sëmundje ose gjendje shëndetësore dëmton funksionin e veshkave, duke bërë që dëmtimi i veshkave të përkeqësohet përgjatë disa muajve ose viteve. Sëmundjet dhe kushtet shëndetësore që shkaktojnë sëmundje kronike të veshkave përfshijnë:

• Diabeti i tipit 1 ose tipi 2

• Tensioni i lartë i gjakut

• Glomerulonefritet

• Nefriti intersticial

• Sëmundja policistike e veshkave ose sëmundje të tjera të trashëguara të veshkave

• Obstruksioni i zgjatur i traktit urinar, nga gjendje të tilla Mjeku juaj i familjes mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e fazave të hershme të sëmundjes së veshkave.

 Megjithatë, ndonjëherë këto faza të hershme mund të mos kenë asnjë simptomë ose mund të kenë simptoma jo specifike si lodhje, probleme me gjumin dhe ndryshime në sasinë e urinës. Testimi i rregullt mund të monitorojë funksionin tuaj të veshkave, veçanërisht nëse jeni në rrezik për sëmundje të veshkave.

Në këtë kategori përfshihen pacientët që vuajnë nga:

 • Presioni i lartë i gjakut;

• Diabeti;

 • Sëmundjet e zemrës;

• Pacientët që kanë histori të mëparshme të familjarëve me sëmundje të veshkave; Testimi mund të zbulojë shenja të uljes së funksionit të veshkave, të tilla si një ulje e vlerës së GFR ose një rritje në nivelin e albuminës në urinë.

 Nëse rezultatet e analizës suaj tregojnë përkeqësim të shpejtë ose të vazhdueshëm të funksionit të veshkave, mjeku juaj i familjes do t’ju referojë tek mjeku specialist Nefrolog. Mjeku juaj mund t’ju referojë gjithashtu te një nefrolog nëse keni ndonjë nga të mëposhtmet:

• Infeksione të përsëritura të rrugëve urinare;

• Sëmundje kronike e avancuar e veshkave;

• Sasi të mëdha të gjakut ose proteinave në urinë tuaj;

• Gurë në veshka;

 • Presioni i lartë i gjakut që është ende i lartë edhe pse jeni duke marrë mjekimin përkatës;

• Një shkak i rrallë ose i trashëguar i sëmundjes së veshkave. si prostata e zmadhuar, gurët në veshka dhe disa lloje te tumoreve

• Refluksi vezikoureteral

• Infeksioni i përsëritur i veshkave, i quajtur gjithashtu pyelonephritis

Dy shkaqet kryesore të sëmundjes së veshkave janë diabeti dhe presioni i lartë i gjakut

Pacientet me sëmundje të veshkave janë në rrezik më të madh për sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje në të gjitha fazat e sëmundjes së veshkave. Sëmundjet e veshkave dhe sëmundjet e zemrës janë të lidhura dhe kanë faktorë rreziku të përbashkët, si diabeti dhe hipertensioni. Secila gjendje mund të çojë ose përkeqësojë tjetrën.

Prof. Asc.Marsida Duli e gjeni çdo ditë pranë PREMIUM CLINIC.

Në kohën që jetojmë, teknologjia dhe teknikat e trajtimit përditësohen vrullshëm dhe mjekëve do iu duhet të ecin me hapin e kohës.
Prof. Asc.Marsida Duli i përgjigjet kohës me një projektin “PREMIUM CLINIC”: një klinikë e specializuar, ku Asi nën mëngë janë dhe aparaturat diagnostikuese të fjalës së fundit.

Profesore e Asociuar Marsida Duli, pedagoge e Fakultetit te Mjekësisë, Nefrologe pranë QSUT ofron ekspertizën e saj në diagnostifikimin dhe trajtimin e:

Infeksioneve Urinare
Gurëve në veshka, menaxhimin metabolik dhe komplikacionet e tyre
Trajtimin e Hipertensionit
Komplilacionet nefrologjike të diabetit
Sëmundjet renale kronike
Sëmundjet renale në shtatzani
Komplilacionet nefrologjike të prostates
Dëmtim renal akut
Glomerulonefritë
Sëmundje reno-vaskulare
Sëmundjet malinje renale

PIKAT E FORTA TË PREMIUM CLINIC

– Ofron ekspertizën dhe profesionalizmin e shumë personalitete, profesorëve dhe mjekëve specialistë me eksperiencë të gjatë klinike të specialiteteve të ndryshme të mjekësisë në diagnostikim të patologjive te ndryshme.

– Është e pajisur me teknologjinë më të fundit në diagnostikim e patologjive, si ECHO e markës General Electric e vitit të fundit.

– Premium Clinic vepron si një qendër diagnostike e mirëfilltë në të cilën pacientët jo vetëm konsultohen por dhe pajisen me ekzaminimet laboratorike të nevojshme pranë strukturës së tij PremiumLAB, për një diagnozë sa më të saktë.

– Premium Clinic nuk është një biznes i rastësishëm, por vjen nga një traditë familjare 40-vjeçare në fushën e mjekësisë dhe farmaceutikës.

–  Lokalizimi i klinikës është në një nga zonat me dendësinë më të lartë të banimit, mjaft të frekuentuar rekreative dhe lehtësisht të aksesueshme nga qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

–  Në bazë të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, stafi mjekësor i klinikës ofron shërbimet e tij dhe në shtëpi.

– Klinika nuk është vetëm e fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, por dhe ne Mirëqenien e qytetarit, familjes dhe komunitetit. Ajo ofron konsulta në Nutricion, Mjekësinë Sportive dhe Mjekësinë e Mirëqenies.

– Mundëson ndjekjen e shëndetit dhe problematikave të tij për të gjithë familjen, duke filluar nga Pediatria, Mjekësia e Familjes, Specialitet e Veçanta sipas patologjive të ndryshme deri në moshën e tretë dhe fazat terminale.

– Pranë Premium Clinic ofrohet aplikimi i terapive të ndryshme medikamentoze të cilat pacientët i kanë në vijim të kurimit të tyre. Për pacientët e klinikës ofrohen paketa shërbimi në përputhje me e nevojat e tyre specifike dhe planin e tyre te trajtimit.

https://www.classlifestyle.com/news/64501/klasi-ne-diagnostikimin-e-semundjeve-te-veshkave/bclid=IwAR1fJrgMAadqg4nd84PlMzhmtKAl5KWoGaJ5CWN1__r9IMlnRnNgNLvvRcQ