BallinaPolitikeBerisha u flet serish simpatizantëve nga ballkoni i shtëpisë: Ju jeni shumica!

Berisha u flet serish simpatizantëve nga ballkoni i shtëpisë: Ju jeni shumica!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë në dritaren e banesës së tij edhe pasditen e sotme dhe i është drejtuar simpatizantëve të tij që janë mbledhur në rrugën poshtë me një fjalim.

Berisha iu drejtua mbështetësve të tij duke u thënë se ata janë simboli i shpresës dhe shumica.

Çdo natë ju mblidheni këtu dhe ngrini zërin tuaj të fuqishëm kundër kësaj diktature, kundër këtij pushtimi shkatërrimtar që është vendosur në Shqipëri, por ju garantoj se jeni sot simboli më i ndritur i shpresës për shqiptarët. Jeni sot simboli që rrezaton në katër anët e fundit shpresë, jeni drita që ndriçon rrugën e mendjes për çdo shqiptar.

Përpjekja juaj, beteja që ju nisët, zgjon çdo ditë e më shumë luanët e fjetur në zemrat e opozitarëve.

Drita që ju lëshoni, era e shpresës dhe ndryshimit tmerron çdo ditë, struk çdo ditë Edi Ramën, aleancën e krimit dhe nxjerr para shqiptarëve të gjithë shëmtinë e tij.

Lincoln ka thënë njëherë “një njeri mund të jetë shumica”, ndaj ju garantoj se ju so këtu jeni shumica.

Ju jeni shumica sepse guximi juaj jep guxim mbarë qytetarëve, sepse shpresa që mbillni është jetike për shumicën e shqiptarëve, ju jeni shumica, sepse shumica nuk do kurrë këtë pushtim.

Ju jeni shumica sepse, duhet në shesh t’u dilet për zot të drejtëve të shqiptarëve, për të treguar se Shqipëria nuk do të jetë kurrë pa opozitë”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular