BallinaKronikeAksidentoi kolegun e tij teksa ishte duke drejtuar motorin në gjendje të...

Aksidentoi kolegun e tij teksa ishte duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, AMP vë në pranga punonjësin e policisë

spot_img
spot_img

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ka arrestuar në flagrancë sot punonjësin e policisë Inspektor K. LL., 60 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjak, pasi aksidentoi kolegun e tij teksa ishte drejtuar motorin nën efektin e alkoolit.

rerererer

60-vjeçari duke lëvizur me motorin e tij u përplas me automjetin tip “Mercedez Benz”, i cili drejtohet nga shtetasi K.D, po ashtu punonjës policie, i cili nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ka arrestuar në flagrancë sot punonjësin e policisë Inspektor K. LL., 60 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 11:30, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, duke drejtuar në gjendje të dehur motocikletën e tij është përplasur me automjetin Mercedes Benz, që drejtohej nga shtetasi K. D. Punonjësi i policisë nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes.

Pas kryerjes së testit të alkolit, rezultoi se punonjësi i policisë K. LL. ishte në gjendje të dehur në masën 2.000 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular