BallinaSportFOTO+VIDEO/ Milan “flet” frëngjisht, Pioli dërgon Mou drejt humnerës, mediat jehonë suksesin...

FOTO+VIDEO/ Milan “flet” frëngjisht, Pioli dërgon Mou drejt humnerës, mediat jehonë suksesin të “djallit”

Milan bën “djallin” në “San Siro”, kuqezinjtë “flasin” frëngjisht përballë Romës, duke marrë një trepikësh të fortë. Pioli i shkakton një humbje të rëndë 3-1 Jose Mourinho-s, me portugezin që tashmë pret shkarkimin. “Banda” franceze bënë ligjin në këtë sfidë teksa 11 minuta i mjaftuan Adli të zhbllokonte ndeshjen, goli i tij i parë me fanellën e Milanit. Iu bashkua mbrëmjes fantastike edhe portieri Mike Maignan i cili në pjesën e parë mbajti në lojë avantazhin e Milanit.


Në pjesën e dytë ishte Giroud që me kokë, shumë pranë vijës fatale, dyfishoi shifrat. Roma u përpoq të rikthehej në lojë ku në minutën e 69-të fituan një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Paredes u tregua i saktë duke ngushtuar shifrat në 2-1. Për të hipotekuar fitoren e Milan mendoi Hernandez i cili mori një asisit fantastik nga Giroud, me të majtën Theo dërgoi topin në rrjetë duke mbyllur llogaritë me Romën. Me këtë fitore, kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 42 pikëve, tetë më shumë se Fiorentina e vendit të katërt dhe minus katër pikë nga Juve, por “Zonja e Vjetër” ka një ndeshje më pak.

Kush djallin je”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Mou sheh errësirë. Pioli blindon vendin e tretë, Jose pret akoma përforcime”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular