BallinaEkonomiHekurudha Durrës-Prishtinë nga Shkodra drejt Gjakovës, kostoja, 700 do të jetë...

Hekurudha Durrës-Prishtinë nga Shkodra drejt Gjakovës, kostoja, 700 do të jetë…

spot_img
spot_img

Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Varianti i paralajmëruar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama e që është mbështetur nga ministri i Kosovës Liburn Aliu, parashikon që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

Nëse vihet në zbatim ky projekt, me itinerar nga Shkodra, Hekurudha Durrës-Prishtinë, do të jetë pjesërisht e ndërtuar. Do të bëhet vetëm pjesa Durrës-Vorë, ndërsa linja nga Vora deri në Shkodër (Vorë, Laç, Lezhë, Mjedë, Shkodër-Hani i Hotit) do jetë e ndërtuar si pjesë e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit e cila kalon për në Mali të Zi, dhe mbetet për t’u ndërtuar vetëm linja nga Shkodra drejtë Gjakovës për të përfunduar në Prishtinë.

Një zgjidhje e tillë mund të ulte edhe kostot për ndërtimin e gjithë projektit, i cili nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është thënë se ndërtimi i hekurudhës kushton 700 milionë euro.

Për këtë projekt aktualisht është shpallur fituesit i tenderit që do të bëjë studimin e fizibilitetit dhe projekt-idenë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Bashkimi i dy operatorëve “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K. që u shpallën fitues kanë afat deri në fund të këtij viti për të bërë studimin dhe për të ndërtuar projekt idenë e hekurudhës ku një nga pikat është edhe identifikimi i gjurmës ku do të kalojë ajo.

Në buxhetin e vitit 2024 janë vënë në dispozicion të projektit të fizibilitetit për këtë hekurudhë 50 milionë lekë.

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, po ndërtohet me financim nga institucionet ndërkombëtare si BERZH, Banka Evropiane e Investimeve apo WBEF dhe kalon në 7 bashki Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular