BallinaAktualitetLëkundjet e tërmetit në Shqipëri/ Sizmologu tregon si duhet të veprojmë…

Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri/ Sizmologu tregon si duhet të veprojmë…

spot_img
spot_img

Ditët e fundit janë rikthyer lëkundjet e tërmetit në vendin tonë.

Sizmologu Rrapo Ormëni shpjegoi se tërmet me magnitudë 5-6 ballë nuk ka vend për panik. Ai thotë se Zona Belsh-Elbasan, Elbasan-Dibër, është një zonë aktive që gjeneron herë pas here tërmete.

Shqipëria qendrore u godit nga një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Eihter dhe epiqendër me intensitet 5-6 ballë. Epiqendra 3 km në verilindje të qytetit të Belshit dhe 17 në jugperëndim të qytetit të Elbasanit. Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjerë, Kuçovë, Gramsh, Tiranë”, tha sizmologu.

Pyetje: Por, çfarë duhet të bëjnë qytetarët në raste paniku?

Gjëja më kryesore, ka një sërë masash, por e para ruajtja e qetësisë. Nuk duhet bërë asnjë lëvizje, të qetë duhet të presin derisa të mbarojë goditja, pastaj mund të bëjnë lëvizje. Kur bie tërmeti, kur lëkundja ndihet në shtëpi, qëndrojmë të qetë, nuk bëjmë asnjë lëvizje. Me të mbaruar lëkundja dalim jashtë dhe qëndrojmë në një ambient të hapur jashtë perimetrit të godinës”, tha sizmologu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular