BallinaKryesoreVIDEO/ Çfarë po ndodh në Kuvend? Ambasadorët e Britanisë dhe Gjermanisë hyjnë...

VIDEO/ Çfarë po ndodh në Kuvend? Ambasadorët e Britanisë dhe Gjermanisë hyjnë në sallë, Basha mbërrin i shoqëruar nga…

Sot, në orën 17:00, nis sesioni i ri parlamentar, dhe në Kuvend kanë mbërritur përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në vendin tonë.

Ka mbërritur ambasadori britanik dhe ai gjerman, ndërsa është parë të hyjë brenda godinës dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i shoqëruar nga Enkelejd Alibeaj.

Gjithashtu në Kuvend ndodhet dhe presidenti Bajram Begaj, i cili dhe do të mbajë një fjalim në ishe të këtij sesioni.

Kujtojmë se prej javësh, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për dialog politik mes opozitës dhe mazhorancës, teksa prej tre muajsh nuk ka patur jetë normale parlamentare për shkak të aksionit opozitar.

Rend i ditës në Kuvend:

  1. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare të datës 15.1.2024, ora 17:00.
  2. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
  3. Hapja e punimeve të sesionit të VI të legjislaturës së X.
  4. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.12.2023.
  5. Njoftime.
  6. Miratimi i Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 9, datë 12.1.2024 “Рег shkarkim ministri”
  7. Miratimi i Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 10, datë 12.1.2024 “Pëг shkarkim ministri”
  8. Miratimi i Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 11, datë 12.1.2024“Për emërim ministri”
  9. Miratimi i Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 12, datë 12.1.2024 “Për emërim ministri”

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular