BallinaLifestyle“Do vijmë të të vrasim”, ish-bashkëshorti i Ledjonës: Kam marrë mesazhe kërcënuese,...

“Do vijmë të të vrasim”, ish-bashkëshorti i Ledjonës: Kam marrë mesazhe kërcënuese, nuk dua t’i prish punë

Jorgen Xoxi, ish-bashkëshorti i Ledjonës, në një lidhje live për “Shqipëria Live” tha se ka marrë mesazhë kërcënuese pas komentit të tij për banoren e Big Brother Vip.

Ke thënë se ke marrë mesazhe kërcënuese?

“Po, kam marrë kërcënime të ndryshme, i kam të gjitha në telefon, nga njerëz të panjohur. Mesazhe nga më të ndryshmet, ‘do vijmë të të vrasim’, do të lemë sakat’. Unë nuk jam këtu për t’i prishur punë Ledjonës, ajo ishallah e fiton Big Brother”, tha Xoxi.

Po ashtu ai deklaroi se Ledjona e ka dërguar vajzën e tyre në Korçë, por ajo viziton vetëm gjyshërit, pasi sipas tij, vajza e tyre nuk komunikon më me atë, ashtu siç komunikonin para lidhjes së tij me një tjetër.
Jorgeni pranoi se i ka kërkuar falje vajzës së tij pas komentin, pasi ajo e kishte telefonuar për ta pyetur përse e kishte shkruar. Ai deklaroi se ndarja e tyre ka qenë me mirëkuptim dhe se kurrë nuk ka ushtruar dhunë ndaj Ledjonës

Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular