BallinaOP EDBerishën dhe Ramën i bashkon “McGonigal” në luftën kundër Bashës

Berishën dhe Ramën i bashkon “McGonigal” në luftën kundër Bashës

spot_img
spot_img

Nga Namir Lapardhaja

Teksa dilte nga godina e SPAK-ut, në ditën e tij më të keqe, Berisha, në vend që t’u përgjigjej gazetarëve se për çfarë ishte pyetur brenda asaj godine, i parapriu duke u thënë se i pyeta prokurorët për rastin McGonigal.

Në fakt, kjo deklaratë e tij, e bërë një ditë pas kronikës shteruese të “Zërit të Amerikës”, përveçse për të qeshur, tregon hallin e madh dhe shkëputjen e thellë që Berisha ka krijuar me realitetin.

Në fundin e saj të palavdishëm, afera McGonigal nxori në pah dy modele të shëmtuara: mënyrën se si Edi Rama ka përdorur gjithçka për të përçarë, akuzuar dhe ndotur opozitën, duke arritur të lobojë dhe të korruptojë deri edhe zyrtarë të lartë të FBI-së, dhe modelin e një politike të mbrapshtë që ka ndërtuar Berisha, i cili e rimori të gjithë baltën e akuzave të kundërshtarit dhe me to ndërtoi një makineri të strukturuar shpifjesh ndaj Lulzim Bashës për dy vite me radhë.

Sipas atyre që u bën publike nga “VOA”, ajo që ka dëshmuar McGonigal duhet të jetë ndëshkimi që duhet të ketë Rama, i cili, nga njëra anë, i ka kërkuar publikisht Lulzim Bashës që të mos e akuzojë nëpërmjet të huajve qeverinë e vendit të vet, dhe, nga ana tjetër, ka paguar mijëra euro për të sajuar dosje dhe për të asgjësuar politikisht Bashën dhe opozitën e drejtuar prej tij.

Pas këtij veprimi, Edi Rama është thjesht një atentator politik, që duhet të largohet sa më parë, ndërsa Sali Berisha, që futi dorën në thesin e gënjeshtrave të tij, u certefikua sërish si i paskrupull në artikulimin e akuzave ndaj kundërshtarëve të vet.

Përveçse rrëzon Edi Ramën dhe i hap rrugë thirrjes së tij nga SPAK-u, përfundimi i gjykimit dhe publikimi i dosjes së rastit McGonigal, zhbën totalisht arsyen dhe rrugëtimin e “Foltores” së Berishës, e cila u ngrit dhe jetoi mbi premisën e pengmarrjes dhe marrëveshjes së Bashës me Edi Ramën.

Jo vetëm që nuk paska qenë e vërtetë, por u vërtetua katërcipërisht se, e besueshme ose jo, për një kohë të gjatë kundërshtari i vetëm i Edi Ramës paska qenë Lulzim Basha.

Ai pagoi, shpifi dhe korruptoi vetëm për këtë gjë, ndërsa mbi këtë ‘premisë’ Berisha, edhe pse e dinte që ishte një gënjeshtër e madhe, e përdori për luftën e vogël brenda PD-së dhe e çoi edhe më tej akuzën për lidhje me financimin rus, duke ngritur komisionin ‘Mandia’.

Pas zbulimit të këtij rasti, pranimit të akuzave nga McGonigal dhe pas vërtetimit se Basha dhe PD e drejtuar prej tij nuk ka kryer asnjë vepër penale apo shkelje ligji në rastin në fjalë, mashtrimi i stisur i Ramës dhe balta e pakursyer e Berishës, duket se patën të njëjtin fat.

Nëse kjo çështje kalon pa reflektim, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, do të thotë se të gjithë janë dakort me politikën e shpifjes, të trillimit dhe të baltës, ndaj nesër askush nuk ka pse të ankohet nëse i sajohen shpifje dhe i përdoren pa kurrfarë principi moral.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular