BallinaOP EDIsuf Kalo, mjeku mes dy epokave

Isuf Kalo, mjeku mes dy epokave

spot_img
spot_img

NGA QAMIL DIKA

Kam pasur fatin të shkruaj parathënien në dy prej librave të tij mbi systemin shëndetësor. Një miqësi prej gati 2 dekada e cila lindi krejt rastësisht, u konsolidua familjarisht dhe pavarësisht kësaj kumtese e cila përmbledh shkurtimisht veprimtarinë e tij, e kam të pamundur të perifrazoj sic duhet respektin tim për figurën dhe veprimtarinë e tij.

Prof. Isuf Kalo mbetet një nga personalitetet më të spikatura të mjekëisë shqiptare. Ai ishte një mjek i shquar, një akademik me vlera te jashtëzakonshme, një drejtues vizionar i sistemit shëndetësor, një ekspert i nivelit europian për cështje kryesisht të diabetit  dhe të sistemit shëndetësor.

Ai ishte një enciklopedi lëvizëse, një thesar i vyer i cili ka vlera të pazëvëndësueshme në sistemin shëndetësor dhe në shoqërinë shqiptare. Ai ka merita të pazëvëndësueshme jo vetëm profesionale por edhe të trashëgimisë historike. Një personalitet emblematik i cili përmes një kulture të mahnitshme imponohej me thjeshtësinë e mendimeve të tij moderne.

Prof. Dr. Isuf Kalo lindi në Luzat të Tepelenës më 1942. Klasën e parë e kreu në shkollën ‘’Naim Frashëri’’ në Elbasan e më pas vijoi arsimimin e tij në Tiranë. Në 1964 përfundoi Fakultetin e Mjekësisë. Ai u specializua në endokrinologji dhe si nën specialitet në diabetologji në disa vende të Europës e më gjërë. Ai është një ndër pionerët e këtij shërbimi në Shqipëri. Për disa vjet ka drejtuar Katedrën dhe Shërbimin e Sëmundjeve Endokrine dhe Metabolike pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe Qëndrës Spitalore Universitare të Tiranës.

Ai ka marrë gradën shkencore ‘’Doktor i Shkencave’’, titullin akademik ‘’Profesor Doktor’’ dhe shumë tituj të tjerë si vlerësim i veprimtarisë së tij si mjek dhe kontributeve të veprimtarisë së tij akademike, shoqërore e profesionale si p.sh ‘’Punonjës i shquar i shkencës’’.

Isuf Kalo pas mbarimit të Fakultetit të Mjekësisë u punësua pranë Klinikës së Udhëheqjes. Përgjatë studimeve ai kishte lënë përshtypjet më të mira te profesori i tij, Fejzi Hoxha një autoritet i padiskutueshëm i mjekësisë shqiptare, i cili e ftoi atë t’i bashkëngjitej ekipit të mjekëve pranë klinikës speciale. Ky ishte dhe fillimi i rrugëtimit të tij profesional për  2 dekada në shërbim të drejtuesve më të lartët të vëndit për atë periudhë. Ai arriti që përmes profesionalizmit, përkushtimit, angazhimit të tij të dallohej për ekspertizën e lartë profesionale, diagnostikën e shkëlqyer, komunikimin e tij, empatinë që krijonte. Vlera të cilat e ndihmuan jo pak të atë të ishte mjek i njerëzve më të pushtetsëhm të kohës. Ai arriti që përmes vlerave profesionale të dëshmuara në kohë të shkurtër, aftësive të tij të jashtëzakonshme në komunikim dhe modelit të tij unik të krijimit të raporteve me të tjerët të bëhej një nga mjekët më të rëndësishëm të klinikës speciale dhe mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha.

Publiku i gjere më së shumti e njeh si mjekun e Enver Hoxhës. Ai vetë në botimet e tij ndalet gjatë te pacienti i tij më i famshëm. Shprehja e tij, ‘’Unë mjekova pacientin Enver Hoxha jo diktatorin’’ është shpalosje e qartë e misionit të mjekut pa e ngatërruar atë me ngjyrime politike.

Isuf Kalo ishte jo vetëm një mjek klinicist i shkëlqyer por vokacioni i tij për akademizmin dhe shërbimin mjekësor e riktheu atë në habitatin e tij natyral, Fakultetin e Mjekësisë dhe Qëndrën Spitalore Universitare në vitin 1985. Ai për më shumë se 5 vite drejtoi shërbimin e Endokrinologjisë duke mundësuar aspekte novatore në këtë shërbim për pacientët dhe trajtimin e tyre klinik. Ai futi koncepte të reja për kohën siç ishte monitorimi i pacientit përmes hemoglobinës së glukozuar, aftësimin e  pacientëve diabetik duke i edukuar ata mbi sëmundshmërinë e tyre.

Ndryshimet politike të vitit 1991, krijuan mundësi të reja dhe Prof. Kalo sfidoi veten duke krijuar histori jo vetëm personale suksesi, por duke qenë mjeku i parë shiptar (i vetmi deri tani që ka arritur të ketë një nvel kaq të lartë në hierarkinë e OBSH-së). Në vitin 1991 Prof. Kalo u punësua pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në krye të programit të saj për Diabetin e më pas deri në vitin 2005 si drejtues i Sistemeve Shëndetësore në Evropë.

Dimensioni i tij internacional, i një autoriteti të padiskutueshëm, i një profesionisti që ekspertizën e tij në momentin e parë që u krijua mundësia e shfrytëzoi atë duke krijuar standarde për sistemet shëndetësore europiane së pari në fushën e tij klinike, diabetologjinë. Në krye të zyrës së OBSH-së për diabetin Prof. Kalo drejtoi një ekip ekspertësh ndërkombëtarë të cilët jo vetëm monitoronin sistemet shëndetësore të vendeve të ndryshme në raport me sëmundshmërinë nga diabeti por ata shërbyen edhe si grupi i ekspertëve për hartimin e protokolleve të reja mbi patologjitë e diabetit dhe strategjitë e luftimit të kësaj patologjise për disa nga vendet e europës dhe në nivel europian.

Për disa vite rresht Prof. Kalo drejtoi Departamentin e OBSH-së për Sistemet Shëndetësore. Ai kaloi nga diagnostikimi i pacientit në diagnostikimin e sistemeve shndetësore. Me natyrën e tij novatore ai arriti të krijojë një koncept të ri për zhvillimin e qëndrueshëm të sistemeve shëndetësore, monitorimin e cilësisë së tyre bazuar në evidencë mjekësore, nxitjen e transparencës, decentralizimin e vendimëmarrjes përmes një procesi gjithëpërfshirës. Ai evokoi një system shëndetësor me në qendër paciaentin. Ai në këtë sektor ka lënë një trashëgimi të çmuar ndërkombëtarisht botimesh dhe artikujsh shkencorë të cilët udhëheqin edhe sot sistemet shëndetësore orientuar drejt cilësisë së shërbimit shëndetësor.

Në vitin 2005 ai themeloi Qendrën Kombëtare të Akreditimit dhe Cilësisë së Institucioneve Shëndetësore në Shqipëri. Eksperiencën e tij ndërkombëtare në nivelet më të larta Prof. Kalo synoi ta zbatonte në Shqipëri. Ai kishte dëshirë që Shqipëria t’i paraprinte vendeve të ballkanit dhe rajonit të Europës Juglindore duke ofruar ekspertizën e tij. Ngritja e këtij institucioni kishte për qëllim nxitjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor, zhvillimin e sistemit shëndetësor përmes diemnsioneve të cilësisë dhe fuqizimin e pacientëve. Përpjekja e tij nuk rezultoi e lehtë në habitatin tonë.

Ai ka një veprimtari shumë të ngjeshur jo vetëm në rrafshin profesional dhe atë mjekësor por ai ishte një nga personalitetet e jashtëzakonshëm që përmes një veprimtarie publicistike në fushën e mjekësisë ai arriti të krijonte staturën e vështirë të një autoriteti publik. Disa prej veprave të tij janë  udhërrëfyesi më i qartë i rrugëtimit të sistemit tonë shëndetësor në dy dekadat e fundit por dhe vizioni se si duhej zhvilluar. Kryevepra e tij ‘’Blloku’’ do t’i mbetet historisë si një dëshmi e një dëshmitari që i ngjason një gjiganti të heshtur deri në publikimin e saj.

Ai ka mbajtur shumë detyra të tjera përgjatë kësaj periudhe si p.sh kosnulent i Bankës Botërore, Këshilltar i pesë Minsitrave të Shëndetësisë, madje dhe asaj të Kosovës. Ai ka qenë ekspert i Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë për diabetin. Profesor Kalo ka një veprimtari të ngjeshur akademike gjithshtu.

Prej vitit 1985 – 1991, si pedagog i Fakultetit të Mjekësisë ai ka drejtuar edhe shërbimin e Endokrinologjisë. Ndërkohë ai ka qenë lektor edhe në Universitetin e Dubrovnikut dhe në fund të karrierës së tij kemi themeluar bashkërisht Fakultetin e Shekncave Mjekësore pranë UET. Ndërkohë për rreth 3 vite ai ka drejtuar revistën akademike ‘’MEDICUS’’.

Veprimtaria e mësipërme ëhstë vetëm një pjesë nga lista e gjatë dhe e pamundur për t’u listuar e gjitha në një përvjetor si ky.

Prof. Kalo është një figurë shumëdimensionale. Ai do të mbetet gjatë në historinë e shoqërisë sonë si një nga mjekët më të spikatur. Ai do të mbetet një akademik me vlera të posaçme, një drejtues vizionar vizionar i sistemit shëndetësor, i pari punonjës i OBSH-së dhe i vetmi drejtues në nivelin e saj qendror deri më tani. Mbi të gjitha Isuf Kalo do të mbetet një autoritet publik, i cili përmes penës së tij arriti të krijonte një sinergji publike e cila dizenjon figurën e mjekut dhe të një intelektuali suigeneris, që tashmë fatkeqësisht janë gjithmonë e më pak.

Historia e tij u qëndërzua më së shumti në kapërcyell të dy epokave në komunizëm dhe post komunizëm. Përmes energjisë së tij pozitive ai ka ndikuar në këto procese jo me interesa por me vizion dhe ide zhvilluese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular