BallinaKryesoreEduard Shalsi nuk e përjashton ngritjen e një komisioni nga socialistët, për...

Eduard Shalsi nuk e përjashton ngritjen e një komisioni nga socialistët, për “kontrollin” e SPAK

spot_img
spot_img

Eduard Shalsi do të jetë në krye të grupit të punës së PS për të skanuar punën e Parlamentit, jo vetëm sa i përket burimeve njerëzore por edhe të funksionimit të strukturës në këtë institucion. Kjo strukturë e socialistëve do të ketë në përbërje të gjithë kryetarët e komisioneve parlamentare, shpjegon Shalsi, me qëllim përmirësimin e jetës parlamentare në kuadër të integrimit.

I pyetur nëse ky grup punë do të prodhojë edhe propozimin për krijimin e një komision për të kontrolluar organet e drejtësisë, Eduard Shlasi nuk e përjashton si alternativë.

Për ta bërë më legjitim skenarin e socialistëve, Shalsi thotë se do t’ia shtrijë dorën edhe opozitës për t‘u bërë pjesë e këtij grupi punës. Gjithashtu ai e sheh të nevojshme edhe ekspertizën e ndërkombëtarëve.

Nëse demokratët do të refuzojnë të bëhen pjesë e këtij plani, mazhoranca është e vendosur që të vijojë me objektivat e saj për të çuar drejt ndryshimeve jo vetëm në administratë, por edhe në ndërhyrje ligjore apo të Rregullores së Kuvendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular