BallinaAktualitetNuk deklaroi dënimin në Greqi, Gjykata e Posaçme jep vendimin për kryebashkiakun...

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, Gjykata e Posaçme jep vendimin për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

spot_img
spot_img

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari i akuzuar për “falsifikim dokumentesh”, pasi nuk deklaroi dënimin në Greqi.

GjKKO ka caktuar 9 muaj burg, por në fund gjykata vendosi konvertimin me 150 orë punë komunitare.

Avokati i kryebashkiakut, Theodhori Sollaku tha se ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së Hajdarit.

Kujtojmë se më 14 nëntor Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën Hajdarit për falsifikim të formularëve, duke u marrë kështu si i pandehur.

Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje të paligjshme në territorin grek pa leje, duke e dënuar atë me 4 muaj burg.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpreu mandatin Hajdari si kryebashkiaku për një dënim prej 4 muajsh në Greqi i konvertuar me një gjobë prej 1500 dhrahmi më shumë se 20 vite më parë.

Sipas kryekomisionerit, të dhënat që nuk janë deklaruar nga Kreshnik Hajdari nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin përkatës.

“Në vlerësimin e tij, kjo ka qenë e panevojshme për t’u deklaruar ose ka harruar. Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin përkatës. Ngelet diskutimi që  fakti që nuk e ka deklaruar. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga ky institucion që nga viti 2020 ne kemi mbajtur qëndrimin që nuk ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formula rrethana apo shkaqe që e ndalojnë të marrin zyrën publike”, Ilirjan Celibashi.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Kreshnik Hajdari akuzuar për figurën e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 6, datë 25.01.2024 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshnik Hajdari për kryerjen e veprës penale ”Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 të K. Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.
  4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kreshnik Hajdari i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
  5. Në aplikim të nenit 63 të K. Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Kreshnik Hajdari duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.
  6. Urdhërohet i pandehuri Kreshnik Hajdari të kryejë 150 orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
  7. Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
  8. Një kopje e vendimit ť i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku i pandehuri ka vendbanimin.
  9. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
  10. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe i pandehuri në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

U shpall sot në Tiranë, me datë 25.01.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular