BallinaAktualitet“Po mundohemi të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë”- Kreu i SPAK flet nga...

“Po mundohemi të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë”- Kreu i SPAK flet nga Shkodra: Është e lodhshme, por jo e pamundur! Kemi dhënë shenja që…

spot_img
spot_img

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një takim me studentë të universiteti “Luigj Gurakuqi”, të organizuar nga Komiteti i Helsinkit, ka folur mbi sfidat e SPAK, si edhe përpjekjet për të thyer “mitin e pandëshkueshmërisë”.

Dumani thekson se puna si prokurorë sipas tij është edhe stresuese dhe e  lodhshme, por thekson se “është e lodhshme por jo e pamundur”.

Ndër të tjera, kreu i SPAK ka treguar se tashmë prokuroria e Posaçme po përdor forma të tjera të  metodologjisë së punës, si mjete të kërkimit të provës.

“Kemi dhënë shenja që SPAK është në gjendje të hetoje subjekte të ndryshme pavarësisht fuqisë së tyre politike dhe ekonomike. SPAK heton edhe krimin dhe terrorizmin dhe jemi përballur edhe me struktura kriminale pavarësisht sa fuqi kanë apo lidhjet e tyre me politikën. Jemi përditë në këtë lufte, ajo është e vazhdueshme. Për të folur për suksese duhet të presim edhe vendimet e gjykata të formës së prerë. Çdo ditë hetojmë dhe presim vendime fajësie nga gjykatat.

Është pune e përditshme, stresuese, e lodhshme por në fund te ditës kur shikon që po mundohemi të thyejmë atë mitin e pandëshkueshmërisë atëherë ndjehesh mire. Është e lodhshme por jo e pamundur. Kjo është bërë falë edhe ndryshimit të metodologjisë së punës në prokurorinë e posaçme. Disa metoda që përdoren tani janë përdorur rrallë dhe tani përdoren masivisht si mjete të kërkimit të provës dhe kemi ndryshuar edhe filozofinë e kërkimit të provës, dhe kemi hequr dorë nga ato tradicionalet.“, shprehet Dumani.

“Në SPAK i kushtohet vëmendje integritetit”, është shprehur Dumani, duke theksuar se duhet të kesh disa vlera jo vetëm profesionale, por duhesh të kesh demonstruar integritet.

Ai ka treguar para studentëve në Shkodër se prokurorët e SPAK i nënshtrohen jo vetëm Vettingut, por kanë heq dorë edhe nga privatësia bashkë me familjarët.

Ndërsa sa i përket BKH, si tregoi se ata kalojnë edhe testin e poligrafit, makina e të vërtetës.

“SPAK ne muajin dhjetor bën 4 vjet, por SPAK është bere funksional vetëm vitin e kaluar për shkak se organika u be e mundur të jetë e plotë. Në SPAK i kushtohet vëmendje integritetit. Duhet të kesh disa vlera jo vetëm profesionale por duhesh të kesh demonstruar integritet.

Tek ne si prokuror i nënshtrohemi jo vetëm Vettingut por kemi heq dorë edhe nga privatësia bashkë me familjarët tanë. E njëjta gjë vlen edhe për BKH, madje ata kalojnë edhe një tjetër provë, testin e poligrafit, makina e të vërtetës.
Mirë ka bërë ligjvënësi që ka parashikuar gjithë këto kritere. Jemi përpjekur që të kemi njerëz me integritet ne SPAK”, theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular