Ish-ambasadori në Kosovë Arben Çejku i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për situatën politike në Rajon.
Ai u shpreh se ka shumë mungesë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, referuar sektorëve si arsimi, apo shëndetësia. Më tej ai shtoi se Shqipëria duhet të përcaktojë mirë pozicionin e saj.
“Të gjithë faktorët kanë hyrë në një cikël të mbyllur, të gjithë nga pak janë fajtorë. Në këtë çfarë ne shohim, teatër ose dramë, të gjithë kanë punuar nga pak, nuk është e thënë që të gjithë aktorët të jenë në skenë.
Duket që ka një përpjekje për ta mbajtur “Ballkanin Evropian”. Mendoj se është më shumë një përpjekje interesash sesa konceptesh, Ballkani i Hapur pa Kosovën nuk mund të jetë një proces i suksesshëm. Kjo është një çështje që koha do e zbardhë më e mirë. Mesazhi i SHBA-ve dhe BE është që Ballkani i Hapur të mos rrëshqasë, që do të thotë një fashë të brishtësisë, në Bosnjë-Hercegovinë, Serbia, situata në veri të Kosovës dhe zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.
Është bërë shumë pak në zbatimin e marrëveshjeve mes shteteve. Ka shumë mungesë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Çdo gjë që bëhen në interes të qytetarëve janë të mirë se ardhura. Shqipëria duhet të përcaktojë pozicionin e saj, pasi çdo shtet duhet të shohë interesat e saj”, u shpreh Çejku.