BallinaEkonomi5 spitale marrin kartat e Autonomisë Menaxheriale, Rama: Mjekët që punojnë jashtë...

5 spitale marrin kartat e Autonomisë Menaxheriale, Rama: Mjekët që punojnë jashtë orarit marrin 70% të pagesës

spot_img
spot_img

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza dhe katër spitale të tjera rajonale morën këtë të premte kartat e Autonomisë Menaxheriale.

Pas spitalit Rajonal “Memorial” të Fierit, u pajisën me këtë kartë edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Rajonal Durrës, Spitali Rajonal Shkodër, Spitali Rajonal Lezhë dhe Spitali Rajonal Vlorë. Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu tha se të gjitha këto qendra spitalore do mund të ofrojnë standarde më të larta për qytetarët, kushte dhe paga më të mira për mjekët dhe progres e modernizim të sektorit.

I pranishëm në këtë ceremoni kryeministri Edi Rama deklaroi se mjekët që do të punojnë në këto spitale mund të ofrojnë shërbim përtej orarit të punës dhe mund të marrin 70% të pagesës ndërsa 30% do t’i kalojë spitalit.

“Mjekët që punojnë në këto spitale dhe që janë të dëshiruar dhe janë të kërkuar nga qytetarët për të ofruar shërbim përtej orarit të punës, të shfrytëzojnë spitalin, të shfrytëzojnë të gjithë aparaturat dhe kushtet e spitalit për të ofruar një shërbim ekstra që është një shërbim me pagesë, ku 70% të pagesës do e marrë mjeku dhe 30% do t’i mbetet spitalit. Në këtë mënyrë hyjmë më në fund në Europë në kuptimin e konceptimit të sistemit publik si një sistem ku mjekët nuk janë rrogëtarë, ku mjekët nuk janë të detyruar të shohin majtas-djathtas dhe të gjejnë mënyra si të ikin për të shkuar tek privati, për të shtuar diçka në rrogën e tyre, por ku të gjithë mjekët paguhen me rrogë dinjitoze dhe pastaj çdo mjek që mund të punojë më shumë dhe që kërkohet nga qytetarët për t’u shërbyer atyre të mund punojë jashtë orarit dhe të paguhet drejtpërdrejt nga kjo praktikë. Kjo është njëra anë”, tha Rama.

Sistemi publik shëndetësor do të ketë më shumë interes pas autonomisë menaxheriale dhe asaj financiare, shtoi kreu i qeverisë.

“Jo vetëm praktika e dyfishtë, por edhe rritja së brendshmi e shpërblimit të mjekëve në bazë të meritës do të bëjë që interesi për të punuar në sistemin publik do të jetë më i lartë, konkurrenca do të jetë më e fortë dhe pastaj kush do të shkojë në Gjermani të na marrë të keqen”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër ministrja Koçiu nënvizoi se objektivi deri në vitin 2027 është që 17 qendra spitalore do të vetmanaxhohen në të gjithë vendin.

“Autonomia është një mekanizëm i cili ka filluar të aplikohet prej më pak se një viti, gradualisht do të krijojë mundësinë që në sistemin tonë shëndetësor të ketë paga edhe më të larta për mjekët që sigurisht janë të lidhur me performancat e tyre. Ky është një proces që do të thellojë më tej meritokracinë, duke krijuar mundësinë për mjekët dhe hapësira më të mëdhaja për të punuar dhe angazhuar brenda struktura të tyre shëndetësore. Përfitimet shtesë që gjeneron autonomia spitalore, ecin paralel dhe nuk i mbivendosen programit tonë për rritjen e mëtejshme të pagave, program nga i cili pas rritjes më të madhe historike të ndodhur në 2023-shin, do të vijojë këtë vit me një rritje të mëtejshme për mjekët dhe infermierët”, deklaroi Koçiu.

Me marrjen e Kartës për vetëmenaxhim, të pesë spitalet publike do të vetë-administrohen për nga pikëpamja menaxheriale dhe financiare; organizim dhe menaxhim të burimeve njerëzore, administrim të shërbimeve spitalore dhe jospitalore si dhe organizimin e praktikës së dyfishtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular