Kreu i PL-së, Ilir Meta në një konferencë për gazetarët u pyet në lidhje me deklaratën e djeshme të kreut të SPAK, Altin Dumani.
Meta refuzoi të fliste, duke thënë se nuk kishte asnjë koment për deklaratën e Dumanit, ndërsa shtoi se ka qenë nën hetim gjithë jetën.
Dje nga Shkodra kreu i SPAK u pyet se në çfarë fazë është hetimi ndaj Ilir Metës. Kësaj pyetje Dumani tha se çështja është nën hetim dhe se nuk mund të japë të dhëna.https://www.youtube.com/embed/Zrxn1scy3J4?feature=oembed
Pyetje: Kreu i SPAK deklaroi se jeni nën hetim, si e komentoni dhe a ndihemi i rrezikuar?
Meta: S’kam asnjë koment për këtë deklaratë dhe e di që kam qenë gjithë jetën në hetim., e dimë gjithashtu që prokurorë që janë prodhim më i drejtpërdrejtë i saj ka marrë angazhime personale për t’u marrë me Metën. Unë kam qen, jam dhe do të jem këtu përballë jush. Të jeni të sigurt që s’ka asnjë forcë e cila mundet të zhbëjë PL-në si një parti të vërtetave të mëdha dhe s’ka asnjë zar të Arben Rakipit, i cili për të legjitimuar reformën në drejtësi.