Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore që sot u zhvillua online.
Basha kishte një thirrje për të gjitha ata që nuk e kanë me hilë, që të lënë alibitë dhe të bëhen pjesë e komisionit.
Sipas Bashës, debati ik Enkelejd të vijë Oerdi është i mjerueshëm, duke bërë që të fërkojnë duart ata që nuk duan zgjedhje.
“Thirrja ime ndaj cdo kujt që nuk e ka me hile është të lërë alibitë dhe të bëhet pjesë e komisionit. Prioritetet tona janë lista të hapura, barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe vota e diasporës. Nëse ka ide të tjera për këto çështje duhet ti dëgjojmë. Debati edhe këtë javë ka qenë ik Enkelejd të vijë Oerdi, sa e mjerueshme. Dhe kush fërkon duart? Dikush që nuk do zgjedhje.
Kujt i bëhet vonë për emrat e përveçëm. Njerëzit duan të shohin shpresë. Nuk duhet të humbasim kohë me qaravitje dhe pehlivanllëqe për interesa personale”, tha Basha në konferencën me gazetarë