Nga Hamdi Skeja
Është fat që të jetosh brenda një GRUAJE.
Doli nga botimi Libri im më i Ri, me titull “JETOJ BRENDA NJË GRUAJE “.
Dy fjalë për librin e pestë me poezi, dy fjalë si autor, sepse fjala u mbetet lexuesve!
Është fat të jetosh brenda një gruaje, të jetosh me të, ta duash, ta admirosh, ta hypesh lart mbi yje, ta miksosh me to, ti japesh jetë në vargje, derisa të jesh kaq i vendosur për ta adhuruar.
Po, femra adhurohet, e nuk abuzohet, as nuk lëndohet.
E merr dhe e ngre lart mbi keshtjella, e vesh me lule, me lulet e gjithë botës, e përkufizon me liqenet më magjik, pastaj perkufizimi del jashtë mendimit, deri me perënditë!
E bën tinguj, muzikë, e kthen në kengë zogjsh, e bën ajër, dhe në fund e kthen aty ku ka vendin: -PERËNDI.
Ky liber për mua është shumë i shtrenjtë, jam munduar të bej më të miren, por nuk e di. Sepse unë nuk jam prej atyre që i tundin si kryevepra.
Ndaj ky liber me titullin domethënës “JETOJ BRENDA NJË GRUAJE “ mendoj se që në titull është me mesazh.
Unë nuk them se është kryeveper siç i tundin shumë, siç i tundin dhe siç i shkundin. Unë them vetëm se, kam bërë më të mirën. Ndaj, fjala ju mbetet lexuesve!
As vet nuk e di pse e mbylla një natë pa menduar gjatë, fiks para 3 muajsh, kur po shkruaja poezinë “Një kujtim sa dhjetë jetë “ pa e ditur që do ishte e fundit.
Brenda Shqiperise mund ta bëni porosi dhe shtepia botuese ua sjell pa asnjë kosto shtesë!
Në mbyllje;
ky liber duhet të kishte dal shumë muaj më parë, ndaj kam nga një falenderim zemre për redaktorin Mentor Hoxha, për piktorin që ka bërë kopertinen Zaim Elezin (Zaya) për Xhoi Jakaj-n dhe vajzen e saj, modelen e mirenjohur Oriola Marashi, dhe Shtepinë Botuese M& B, që ky është bashkëpunimi i tretë dhe u jam shumë mirenjohes për gjithçka!
Faleminderit shumë shpirtërisht!
Perqafime!