BallinaSportKumbulla pritet të largohet gjatë kësaj merkatoje, disa klube të Serisë A...

Kumbulla pritet të largohet gjatë kësaj merkatoje, disa klube të Serisë A duan shërbimet e mbrojtësit kuqezi

spot_img
spot_img

Marash Kumbulla pritet të largohet gjatë merkatos së janarit pasi lojtari dhe drejtuesit e Romës kanë gjetur dakordësinë për një huazim deri në përfundim të këtij sezoni.

Ideja e Kumbullës, por dhe e drejtuesve, është që të gjejë një skuadër e cila i garanton minuta pasi i duhet të kapë formën e tij më të mirë. Edhe Kumbulla, kërkon të jetë në formë pasi ky është një vit i rëndësishëm me Europianin përpara.

Gjithnjë sipas mediave italiane, janë disa skuadra që janë të gatshme të afrojnë Kumbullën, ekipe si Xhenoa, Empoli, por mbi të gjitha Torino, skuadër që drejtohet nga Ivan Juriç, ish-trajneri i tij te Verona, trajneri që promovoi në futbollin e rëndësishëm Europian. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular